Takim pune i ministrit Aliti me Amir Bilallin - zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Rinisë dhe të Sportit

Shkup, 27 janar 2022
 
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me me zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Rinisë dhe të Sportit - Amir Bilalli.

Takimi rezultoi me njohje reciproke, si dhe me shqyrtim të mundësive në kontekst të vazhdimit, të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit. U diskutua rreth mënyrave mbi implementimin e projekteve dhe aktiviteteve të tjera në këndvështrim të avancimit të punës së administratës.
 
Konkluzioni i këtij takimi është përcaktimi i përbashkët për të pasur një administratë profesionale, efikase dhe efektive, të bazuar në digjitalizim, e cila do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës