I japim shtysë dhe po e përshpejtojmë transformimin digjital

Shkup, 16 dhjetor 2021
 
Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e priti në një takim pune, menaxheren e “Mastercard” për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën, znj. Vanja Manova dhe drejtorin ekzekutiv të Evrotrust, z. Georgi Dimitrov.
 
Ky takim vjen pas nënshkrimit nga Qeveria të memorandumit për krijimin e një shërbimi për identifikim digjital gjatë vitit 2020-të dhe pas futjes në përdorim të këtij shërbimi nga Banka NLB – Shkup, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.
 
Përmes këtij memorandumi janë siguruar nënshkrime elektronike për administratën shtetërore, për institucionet të cilët e përdorin Sistemin për Menaxhimin e Dokumenteve, me çka do të kontribuohet në përdorimin më në masë të sistemit DMS dhe si rrjedhojë përshpejton transformimin digjital.
 
Gjatë takimit, siç theksoi ministri Shaqiri, u dakorduan se integrimi i shërbimit për identifikim digjital në Sistemin për Menaxhimin e Dokumentave do të bëhet në një të ardhme të afërt.

 ,,Me këtë shërbim, nënshkrimit elektronik i japim të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi me dorë dhe afrohemi me qëllimin tonë që të reduktojmë deri në '0' përdorimin e letrës në administratën shtetërore, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Maqedoninë e Veriut", potencoi ministri Shaqiri.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës