Ministri Shaqiri, nesër do të merr pjesë në Tryezën e rrumbullakët ministrore në Seul, në suaza të Samitit Global mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur
Nesër, më datë 14 dhjetor 2021, në Seul të Republikës së Koresë, do të zhvillohet në formë virtuale Samiti Global i Partneritet të Qeverisjes së Hapur, në të cilin si folës do të jetë edhe ministri Jeton Shaqiri.
Samiti do të ofrojë një platformë dhe çaste për të reflektuar mbi progresin e PQH-së në dekadën e saj të parë dhe për të paraqitur një vizion të qartë për të ardhmen.
Samitet Globale të PQH-së, historikisht ofrojnë mundësi për përfaqësuesit e qeverive, shoqërive qytetare dhe të tjerëve për të shkëmbyer përvojat, praktikat më të mira dhe progresin në iniciativat dhe në implementimin e Qeverisë së Hapur.
Sesioni i Partneritetit Lindor dhe i Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të flet ministri Shaqiri, do të zhvillohet nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
Sesionin mund t’a ndiqni në linkun në vijim: https://opengovpartnership-org.zoom.us/webinar/register/WN_FyLbqcF5SQmF1...