Shaqiri: I përmirësojmë kushtet e punës në organet e administratës shtetërore, pasi efikasiteti i tyre varet nga niveli i mirëqenies së të punësuarve në organet e administratës shtetërore

Shkup, 16 nëntor 2021

Sot, në hapësirat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministri Jeton Shaqiri, e pranoi në një takim të rëndësishëm pune kryetarin e Sindikatës së të punësuarve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (SPOGJSH) z.Peco Grujovski, sekretarin gjeneral të kësaj sindikate, z.Tërpe Deanoski dhe anëtarë të tjerë të sindikatës.

Në takim u trajtuan temat:

  • Propozim-ligji për nëpunësit administrativ;
  • Propozim-ligji për të punësuarit e sektorit publik; dhe
  • Pagat e nëpunësve administrativ

Në fund të takimit, ministri Shaqiri dhe kryetari i SPOGJSH-së Grujovski, ranë dakord lidhur me rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, me qëllim që të sigurohen kushte më të mira pune për të punësuarit në organet e administratës shtetërore.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës