Shaqiri: Prioriteti ynë është ndërtimi i administratës shtetërore efikase

Shkup, 11 nëntor 2021

Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, realizoi takim me përfaqësuesin e OECD SIGMA-së, Xavier Sisternas. Ky takim vjen si rezultat i përkushtimit të plotë në arritjen e synimeve të paracaktuara.

Gjatë takimit të sotëm, ministri Shaqiri shfrytëzoi mundësinë për të falenderuar zotin Xavier dhe OECD SIGMA-në për mbëshetjen e ofruar. “Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të jetë më i frytshëm dhe do të thellohet akoma më tepër në të ardhmen”, theksoi Shaqiri.

Ndër të tjera, Shaqiri tha: “Jemi të vendosur që këtë projekt ta shpiejmë përpara, ta optimizojmë kornizën e përgjithshme institucionale, ta përmirësojmë ofrimin e shërbimeve publike, ta përforcojmë etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës shtetërore”.

Në fund të takimit, ministri Shaqiri shtoi se implementimi i rekomandimeve është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për vetë procesin, por edhe për transformimet e ardhshme në institucione.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës