ZËVENDËSMINISTRI BAJDEVSKI MORI PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “CYBERSECURITY IN THE BALKANS: CHALLENGES AND OPPORTUNITIES”

Shkup, 04 tetor 2021

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski, kishte fjalimin e tij në konferencën ndërkombëtare “Cybersecurity in the Balkans: Challenges and Opportunities”, organizuar nga ana e Universitetit Ndërkombëtar Sllavjan “G.R.Derzhavin” nga Republika e Maqedonisë, CyBureau – Instituti i studimeve për politikat e kibernetikës nga Izraeli dhe Shkolla e Lartë e Telekomunikimeve dhe Postave nga Bullgaria. Konferenca ‘online’ u mbajt më 4 dhe 5 tetor 2021, ndërsa zëvendësministri sot kishte fjalimin e tij, në të cilin iu referua kërcënimeve potenciale të sigurisë kibernetike, si dhe strategjinë dhe vizionin për t’u përballur me të njëjtat.

“Vizioni i qartë dhe strategjik për sigurinë kibernetike në nivel nacional është përcaktuar me miratimin e Strategjisë Nacionale për Sigurinë Kibernetike 2018 – 2022 dhe Planin Aksional për implementim e tij. Në fillimin e vitit 2020-të, Republika e Maqedonisë së Veriut, realizoi një prej prioriteteve strategjike dhe u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Megjithatë, anëtarësimi në NATO, krahas anëve të mira, mund të kontribuojë të bëhemi një objektiv më i madh i sulmeve kibernetike dhe hibride. Rrjetet e Komunikimeve Nacionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e rrjeteve të komunikimit nacional që do të thotë se incidentet e sigurisë kibernetike në vend tjetër mund të ndikojnë ndaj hapësirës dhe shërbimeve kibernetike të Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas. Në analizat e bëra nga institucionet botërore më relevante në sferën e sigurisë dhe të mbrojtjes, kërcënimet kibernetike janë të theksuara ndërmjet kërcënimeve më të rëndësishme të sigurisë ndaj shoqërive bashkëkohore. Pikërisht për këtë , në disa vitet e fundit ato trajtohen si pjesë integrale e sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare.”, theksoi Bajdevski.

Во однос на напредокот во оваа област, заменикот – министер Бајдевски посочи дека според Националниот индекс за сајбер-безбедност, кој го објавува естонската Академија за е-владеење, Република Северна Македонија во последниве две години бележи значителен подем од речиси 20 места. Претходните години нашата земја се наоѓаше помеѓу 70 и 60 место на глобалното рангирање, но последните два извештаи од оваа година покажуваат дека Северна Македонија се искачи на 45 место.

Në aspekt të progresit në këtë sferë, zëvendësministri Bajdevski bëri të ditur se sipas Indeksit nacional mbi sigurinëë kibernetike, të cilin e publikon Akademia Estoneze e e-qeverisjes. Republika e Maqedonisë së Veriut, në dy muajt e fundit shënoi rritje të konsiderueshme prej gati 20 vendesh. Vitet paraprake, vendi ynë gjendej ndërmjet vendit të 70 dhe 60 në rangim global, por dy raportet e fundit të këtij viti tregojnë se Maqedonia e Veriut arriti në vendin e 45-të.

Maqedonia e Veriut, ishte nikoqire në Samitin e parë digjital dhe merr pjesë në secilin Samit digjital të rradhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bajdevski shtoi se si pjesëmarrës të botimit të këtij viti të Samitit Digjital, I cili do mbahet në Podgoricë, përsëri kemi mundësi të shkëmbejmë përvoja dhe njohuri të kësaj sfere me vendet e tjera të rajonit dhe këto përvoja dhe njohuri do të ndihmojnë në të ardhmen Akoma më mirë të mundemi të përballemi me të gjitha kërcënimet kibernetike dhe qytetarëve tanë t’u sigurojmë hapësirë kibernetike akoma më të sigurtë.

 Në fjalimin e tij, zëvendësminsitri Aleksandar Bajdevski e theksoi dhe bashkëpunimin me Qendrën nacionale për përgjigje të incidenteve kompjuterike, MKD-CIRT, në drejtim të realizimit të ‘online’ trajnimeve interaktive lidhur me sigurinë kibernetike, të dedikuara për nëpunësit administrativ dhe për kuadrin udhëheqës, të cilët kanë për qëllim mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve të cilat i disponojnë institucionet shtetërore.

“Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve lidhur me sigurinë kibernetike të shtetit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, me mbështetje të Agjencisë së SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) implementon projekt lidhur me rritjen e rezistencës kibernetike dhe mbrojtjes së infrastrukturës nacionale kritike nga sulmet kibernetike. Ky bashkëpunim do t’i përrforcojë kapacitetet teknologjike dhe njerëzore lidhur me sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike, do t’i përmirësojë protokollet e komunikimit dhe do të rrisë rezistencën dhe përgatitjen lidhur me përballjen me komunikimet e sigurisë kibernetike në nivel nacional.

Në fund, dua të potencoj se përmirësimi i gjendjes me sigurinë kibernetike duhet të jetë angazhim i të gjithë faktorëve në vend. Në një botë reciproke të lidhur me internetin , të gjithë e ndajmë përgjegjësinë mbi sigurimin e hapësirës kibernetike”, përmbylli fjalimin e tij zëvendësministri Bajdevski.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës