Projekti për identifikimin digjital, drejt implementimit

Shkup, 30 shtator 2021

Pas përfundimit të të gjitha harmonizimeve teknike, sot me MasterCard-in u dakorduam që të përfundohet integrimin në portalin e e-shërbimeve për një kohë sa më të shkurtër të mundshme. Me këtë, 150,000 qytetarë do ta kenë mundësinë të hapin identitet digjital në portalin e-shërbimeve, i cili është plotësisht i çertifikuar për identifikim elektronik të nivelit të lartë.
 
Përveç kësaj, MasterCard-i do të dhurojë 12,000 nënshkrime elektronike të kualifikuara drejtuesve të 4 institucioneve përdoruese të sistemit DMS dhe një numër të pakufizuar nënshkrimesh elektronike të avancuara për personelin administrativ në ato institucione. Me këtë, përveç qytetarëve, edhe nëpunësit administrativë do të jenë në gjendje të përfitojnë nga përdorimi i shërbimit të identifikimit digjital MasterCard.
 
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës