Shaqiri: Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës filloi me trajnimin e përfaqësuesve të ministrive dhe të institucioneve publike, në suaza të riorganizimit të administratës shtetërore

Shkup, 30 shtator 2021

Sot, në suaza të riorganizimit të administratës shtetërore, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, filloi me trajnimin e përfaqësuesve të ministrive dhe të institucioneve publike.
,,Pas implementimit të analizës funksionale dhe përpilimit të raporteve lidhur me riorganizimin, ku u formua struktura e re organizative e organeve shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit në nivel qendror, ky trajnim ka për qëllim të krijojë kapacitete administrative, të cilët do të kenë kompetenca për t’i implementuar auditimet e tyre, kur të paraqitet nevoja”, theksoi ministri Shaqiri gjatë fjalimit të tij.
 
Ndër të tjera, ministri e theksoi rëndësinë e këtij trajnimi dhe shtoi se janë angazhuar ekspertë për të ofruar ndihmë dhe të trajnojnë lidhur me proceset të cilët vijojnë.
 
Kjo fazë, do t’i tregojë në praksë efektet e këtij procesi, por edhe do të jetë një shembull pozitiv dhe nxitje për vazhdimin e implementimit të riorganizimit të plotë në sistemet e tjera ministrore dhe në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë.
 
Ministri Shaqiri, e përfundoi fjalimin e tij duke u dëshiruar të gjithë pjesëmarrësve trajnim të suksesshëm dhe diskutim të frytshëm.
 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës