Shaqiri: "Mbetemi të përkushtuar ndaj transformimit digjital"

Shkup, 08 tetor 2021

Në koordinim të plotë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i vendosëm qëllimet tona në procesin e digjitalizimit të vendit.
 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi zgjidhjet ligjore:
1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për emrin personal;
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
3. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve;
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kartën e identitetit;
5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
6. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për evidentimin amë.
 
Ligjet mundësojnë implementimin e plotë të konceptit të e-Qeverisë. Në kontekstin e digjitalizimit, proceset e lartpërmendura për zgjidhjet ligjore synojnë digjitalizimin e proceseve për të cilat janë kompetente institucionet e sektorit publik, reduktimin e dëshmive të paraqitura nga qytetarët dhe sektori i biznesit i dorëzojnë në procedura për realizimin e të drejtave ose përmbushjen e detyrimeve para organeve kompetente.