Takimi i njëmbëdhjetë i Grupit Special të Reformave të Administratës Publike ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut

Shkup, 24 shtator 2021

Takimi i njëmbëdhjetë i Grupit Special mbi Reformat e Administratës Publike (GR RAP) ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, u mbajt më datë 23 shtator 2021, në suaza të Komitetit për Stabilizim dhe Asocim.

Me takimin bashkëkryesonin ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe Biljana Nikollovska Zhagar nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mihaela Matuela nga Drejtoria e Përgjithshme e Fqinjësisë së Mirë pranë Konisionit Evropian. Në takim morrën pjesë edhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga SIGMA dhe nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike.

Komisioni Evropian theksoi se Reforma e Administratës Publike është sfera kyçe e bazës së grupimit. Autoritetet nacionale veçuan se Reforma e Administratës Publike mbetet një prej prioriteteve kyçe të Qeverisë.

Fokusi kryesor i takimit u vu në progresin e arritur në sferat kyçe të parimeve të administratës Publike: korniza strategjike e Reformave të Administratës Publike, shërbimi publik dhe udhëheqja me burimet njerëzore, zhvillimi I politikave dhe koordinimi, si dhe llogaridhënia e ofrimi i shërbimeve publike.

Institucionet u angazhuan mbi implementimin e mëtejshëm të reformave lidhur me procesin e integrimit. Komisioni Evropian e riafirmoi mblshtetjen ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimeve.

Ashtu si edhe në vitet e kaluara, në takim u diskutuan konkluzionet e përbashkëta, të cilat pas miratimit të tyre nga të dy palët, do të publikohen në Web-faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës. Sekretariati i Çështjeve Evropiane në mënyrë të vazhdueshme e ndjek plotësimin dhe obligimet e ndërmarra dhe referon sipas tyre në procesin e përgatitjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës