Zëvendësministri Bajdevski mori pjesë në Konferencën e pestë të inovacioneve dhe të bashkëpunimit në suaza të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore

Shkup, 24 shtator 2021

Sot, zëvendësministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, mbajti fjalim në Konferencën e pestë të inovacioneve dhe të bashkëpunimit, të organizuar në suaza të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në fjalimin e tij, zëvendësministri Bajdevski, foli mbi përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në aspekt të promovimit dhe avancimit të digjitalizimit.

,,Kur bëhet fjalë për zgjidhjet digjitale dhe digjitalizimin në përgjithësi, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme punon në promovimin dhe në avancimin e digjitalizimit, me qëllim që ta përmirësojë kualitetin e jetesës së shoqërisë, si dhe për ta lehtëuar komunikimin ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Aktivitetet të cilat Qeveria i ndërmerr në këtët aspekt, i referohen ndryshimeve lidhur me legjislacionin, si dhe avancimin e funksionaliteteve ekzistuese dhe sistemeve qeveritare.

Ndërmjet risive të vendit tonë, do të shtoja se po vijon përgatitja e Strategjisë së re nacionale lidhur me inteligjencën artificiale, ndërsa në fazën finale është edhe Strategjia Nacionale Afatgjate e TIK-ut. Iniciativa mbi krijimin e Strategjisë Nacionale mbi inteligjencën artificiale do të mundësojë transformimin digjital të tërë industrisë, do t’u mundësojë kompanive t’i tejkalojnë sfidat me të cilat po përballen dhe do të krijojë mundësi për zhvillimin e inteligjencës artificiale të kompanive”, theksoi Bajdevski.

Gjithashtu, zëvendësministri iu referua risive në sferën e inovacioneve në vendin tonë, duke prezantuar dhe folur mbi projektet inovative dhe zgjidhjet e mbështetura nga Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimeve Teknologjike (FIZHT).

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës