Shaqiri: Procesi i digjitalizimit dhe siguria kibernetike ishin kryefjala e takimit me ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri

Shkup, 16 shtator 2021

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe i Administratës (MSHIA), z.Jeton Shaqiri, sot u takua me ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij z.Andrea Silvestri.

Në takim, ministri Shaqiri e informoi ambasadorin Silvestri për arritjet dhe proceset tashmë të nisura në sferën e digjitalizimit dhe të sigurisë kibernetike.

Gjatë takimit, rëndësi e veçantë iu kushtua sigurisë kibernetike. U diskutua për trendin në rritje të sulmeve kibernetike dhe të masave të cilave duhen të ndërmerren. U shqyrtuan disa mundësi bashkëpunimi në projekte konkrete në sferën e sigurisë kibernetike për asistencë në përmirësimin e kushteve, të mbrojtjes më të mirë, të vlerësimit të rreziqeve dhe të masave mbi parandalimin e rreziqeve kibernetike.

Në fund të takimit, ministri Shaqiri, shprehu mirënjohje të lartë për gatishmërinë e ambasadorit dhe të shtetit Italian për të ofruar asistencën e tyre në iniciativat e ndërmarra.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës