Shaqiri: Administrata dhe institucionet shtetërore gjithmonë në shërbim të qytetarëve, " Zero tolerancë ndaj korrupsionit"

Shkup, 15 shtator 2021

Krijimi i një sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve dhe ankesave elektronike në lidhje me shërbimet në administratën publike, do t'u mundësojë qytetarëve në çdo kohë të raportojnë një problem ose ankesë në lidhje me një institucion publik, si dhe të raportojnë një problem në procedurë për marrjen e një shërbimi të caktuar nga administrata publike.

Sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve, ankesave dhe propozimeve elektronike do t'u sigurojë kushte qytetarëve dhe personave juridikë në çdo kohë që të raportojnë dyshimet e mundshme për korrupsion në një organ të caktuar të administratës shtetërore, por edhe të raportojnë një problem në procedurën e marrjes së shërbimeve të caktuara nga këto organe.

Përveç përfitimeve parësore që lidhen me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë për problemet specifike me institucionet publike dhe shërbimet që ato ofrojnë për qytetarët dhe personat juridikë, sistemi synon të mbështesë strategjinë dhe procesin e përmirësimit të mëtejshëm të administratës publike duke transformuar proceset dhe përmirësuar kapacitetet institucionale.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës