Shaqiri: Platforma e-turizmi do të ofrojë mundësinë për të përcaktuar dhe kontrolluar edhe taksat

Shkup, 14 shtator 2021

Në seancën e 106-të të Qeverisë u miratua informacioni mbi krijimin, realizimin dhe zbatimin e një sistemi të përshtatshëm të informacionit lidhur me digjitalizimin e sektorit të turizëm-hotelierisë, e-turizëm, informon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Qëllimi i këtij sistemi të informacionit mbi digjitalizimin e disa prej shërbimeve në këtë sektor është krijimi i një platforme digjitale kombëtare për mbledhjen e të dhënave mbi ofruesit e shërbimeve të akomodimit dhe objektet e tyre akomoduese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe regjistrimin dhe çregjistrimin e turistëve nga ofruesit e akomodimit në internet. 

Për më tepër, platforma e e-turizmit do të ofrojë mundësinë për të përcaktuar dhe për të kontrolluar edhe taksat, bazuar në regjistrimin dhe check-out e turistëve dhe të dhënat për objektet individuale të akomodimit, si dhe mbi raportimin e të dhënave statistikore në kohë reale në baza ditore ose me një interval jo më shumë se 24 orë - theksoi ministri i MSHIA-së, z.Jeton Shaqiri në seancën e sotme të Qeverisë.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës