Dialogu politik në nivel të lartë e definoi orientimin strategjik të Reformës së Administratës Publike në rajon për vitin e ardhshëm

Shkup, 13 shtator 2021
 
Dialogu Politik vjetor, i cili u realizua në mënyrë virtuale nën organizimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), i bashkoi ministrat përgjegjës të administratës publike të rajonit bashkë me përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që bashkërisht t’i analizojnë rezultatet e arritura, si dhe sfidat e rajonit lidhur me proceset reformuese.
 
Drejtoresha e ReSPA-së Ratka Sekuloviq, i pasqyroi risitë në punën e këtij institucioni ndërmjet të cilëve bën pjesë edhe Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kualitet në administratën publike, përgjegjëse për mbështetjen e modernizimit të shërbimeve të administratës publike dhe reflektimin e saj ndaj nevojave të qytetarëve dhe të ekonomisë, si dhe themelimin e Rrjetit Rajonal të koordinatorëve të politikave publike, të cilët ndikojnë drejt koordinimit më të mirë të politikave publike në suaza të shteteve të rajonit. Pilot-Hulumtimi Rajonal, sa i takon çështjes se sa janë të kënaqur  të punësuarit në administratën publike, të cilën Sekuloviq e bëri të ditur si bashkëpunim me SIGMA-n, do të përmbajë orientime të qarta në aspekt të avancimit të mëtejshëm të pozitës së nëpunësve administrativë në Rajon, si faktor kyç në progresin e mëtejshëm të proceseve reformuese.

,,ReSPA mbetet konsekuente në mbështetjen e sferës së politikave publike, të depolitizimit dhe të profesionalizimit të administratës publike, si dhe në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve publike. Me mbështetjke të plotë në Komisionit Evropian dhe të përpjekjeve të përbashkëta të Qeverive të Shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojmë të mbështesim ndërtimin e institucioneve përgjegjëse dhe profesionale të administratës publike në Rajon”, theksoi Sekulloviq në fjalimin e saj.
 
Ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës - Josip Grubesha, ministrja e Administratës Publike, e Shoqërisë Digjitale dhe e Mediave të Malit të Zi - Tamara Sërzentiç, ministri i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut - Jeton Shaqiri dhe ministrja e Administratës Publike dhe e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Serbisë – Marija Obradoviq, i prezantuan rezultatet kyçe të realizuara në Reformën e Administratës Publike në nivel nacional, i definuan sfidat kryesore dhe propozuan drejtimin e mëtejshëm mbi zhvillimin e Reformës së Administratës Publike.

Deklarata e ministrit Shaqiri:
“Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës për këtë mandat. Qëllimi i këtij Projekti IPA është të optimizojë kuadrin e përgjithshëm institucional, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të forcojë etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike, ndër të tjera nëpërmjet zbatimit të analizës funksionale dhe miratimit të një ligji i ri për organet e administratës shtetërore. Pas shqyrtimit të komenteve dhe sygjerimeve nga debati i hapur i zhvilluar pak kohë më parë, ne do të jemi të gatshëm që ta avancojmë në fazën finale këtë projekt të rëndësishëm. Vlen të theksohet edhe fakti që me ndihmën e SIGMA-s kemi arritur të përgatisim 3 ligje të rëndësishme, dhe atë: Ligji për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ dhe Ligji për strukturat e larta udhëheqëse”.
“Përsa i përket digjitalizimit, ne jemi të vendosur që ta çojmë para këtë proces. Do prezantojmë masa të reja për të ndihmuar kompanitë e këtij sektori, të nxisim studentët që të studiojnë në këtë sektor. Gjithashtu do investojmë në përmirësimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe me formimin e Agjencisë digjitale do ti japim një shtysë të madhe procesit të digjitalizimit në vend. Duhet e përmendur edhe Sistemi i menaxhimit të dokumentave si një komponent tejet i rëndësishëm në komunikim ndërinstitucional, me anë të të cilit synojmë që informacioni të kalojë shumë shpejtë nga institucioni në institucion dhe dokumentat të procesohen në kohë shumë të shkurtë kohore”.
Përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor: Allan Xhons (Allan Jones) - shefi i Njësisë së Strategjisë dhe i Politikës së Hapësirës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe i Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA) nga Drejtoria e Përgjithshme e Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim (DG NEAR), dhe Florian Hauser (Florian Hauser) - lideri i ekipit të Reformës së Administratës Publike në Drejtorinë e Përgjithshëm të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit (DG NEAR), e konfirmuan gatishmërinë e Komisionit Evropian që edhe në të ardhmen të nxisin inovacionet dhe zhvillimin e administratës së rajonit, mes tjerash dhe ndaj punës së ReSPA-s.

Ky eveniment, ishte një mundësi që ReSPA të bëjë prezantimin e studimit ,,Mbështetja e BE-së ndaj Administratës Publike nëpërmjet IPA 2: reflektimi dhe leksionet e marra”, i cili i përfshiu modelet e ndryshme të IPA 2 mbështetjes, ndër të tjera mbështetje të rëndësishme buxhetore të drejtpërdrejta, të aktiviteteve lidhur me Reformat e Administratës Publike dhe leksionet e marra të cilat do të jenë me rëndësi për gjeneratën e ardhshme IPA 3 (2021 – 2027). Konkretisht, me Programin e punës së përshtatur me konkluzionet e këtij studimi, ReSPA edhe në periudhën në vijim, në mënyrë plotësuese do t’i mbështesë administratat publike të rajonit, me qëllim që në mënyrë sa më adekuate, të përgatiten lidhur me shfrytëzimin e mjeteve në suaza të IPA 3 programit për mbështetje.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës