Urimi i ministrit Shaqiri për shënimin e 30 vjetorit të pavarësisë

Shkup, 8 shtator 2021

Të dashur bashkëqytetarë,

Gëzuar “8 Shtatori”, dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Sot shënojmë 30 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Në festimin e këtij përvjetori jubilar, kemi mundësinë të kthejmë kokën pas dhe të shohim rrugën e vështirë përgjatë së cilës kemi ecur për të arritur sukseset e sotshme.

Bashkëjetesa, vlerat, barazia dhe gjithëpërfshirja janë lokomotiva që do të tërheqin këtë shtet drejtë sukseseve dhe më të mëdha, drejtë integrimeve euroatlantike.

Le të jetë ky përvjetor, pikënisja drejtë një të ardhme edhe më të ndritur për ne!