Shaqiri: Marrëveshja e Ohrit është pikënisja, ndërsa Integrimet Euroatlantike janë synimi
Shkup, 13 gusht 2021
Jam i nderuar që sot isha pjesë e konferencës ndërkombëtare “Përtej Ohrit”, eventi që përmbylli maratonën e takimeve dhe konferencave të tjera për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Synimi ynë është i qartë dhe rruga jonë shkon drejt perëndimit dhe integrimeve euroatlantike. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është udhërrëfyesi që na tërheq drejt këtyre proceseve.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje para 20 viteve është baza e ndërtimit të një shteti modern, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë. Sot, ky është një realitet i palëkundur", potencoi ministri Shaqiri.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës