Thirrje palëve të interesit për pjesëmarrje në grupin e punës për harmonizimin e Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik me Direktivën e BE për të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacioneve të sektorit publik

Shkup, 23 korrik 2021

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në bashkëpunim me Fondacionin për Internet dhe Shoqërinë Metamorfozë, në kuadër të Projektit të USAID për Pjesëmarrjen e Qytetarëve, në periudhën e ardhshme do të kryejë aktivitete për harmonizimin e Ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik me Direktivën e BE mbi të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacioneve të sektorit publik (2019/1024).

Në mënyrë që të sigurohet një proces në kohë, të pandërprerë, inkluziv dhe transparent, MSHIA shpall thirrje për të gjitha palët e interesuara për emërimin e anëtarëve në grupin e punës për harmonizimin e Ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik me Direktivën e BE (2019/1024).

Për të marrë pjesë në grupin e punës, palët e interesuara duhet të kenë përvojë në sferën. Pjesëmarrësit e nominuar do të jenë në gjendje të kontribuojnë në përgatitjen e një vlerësimi të ndikimit të zbatimit të ligjit aktual (ex-post evaulation), vlerësimi i ndikimit  i zgjidhjes së re ligjore (regulatory impact assessment) dhe përgatitja e propozim-ligjit të ri. Gjatë zbatimit të aktiviteteve, do të organizohen punëtori   dhe do të mbahen intervista dhe  takime me individë dhe grupe të interesit.

Aktivitetet do të zbatohen në periudhën gusht-dhjetor 2021.

Të gjitha palët e interesuara duhet të dorëzojnë shkresë me njoftim për nominim me emër dhe mbiemër në adresën e e-mail-it vijues: sandra.anastasovska@mioa.gov.mk  titulli dhe vendi i punës; emri i organizatës; telefoni i kontaktit dhe adresa e postës elektronike të të emëruarit.

Afati i nominimit është 06.08.2021