Jeton Shaqiri: Jemi të hapur të ndihmojmë në digjitalizimin e shërbimeve të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë

Shkup, 09 korrik 2021

Gjatë ditës së sotme, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri realizoi një takim pune me drejtorin e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Bujar Dardhishta.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte tema e digjitalizimit të shërbimeve që i ofron Drejtoria për udhëheqjen e librave amë.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka kjo reformë për këtë drejtori. Prandaj edhe do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që ky qëllim të konkretizohet sa më shpejtë. Qytetarët dhe cilësia e tyre e jetesës janë prioritet për ne”, tha Shaqiri gjatë takimit.

Ndër të tjerash Shaqiri shtoi: “Këto procese nuk mund të përfundohen brenda natës, por me vullnet të mirë dhe me përkushtimin e duhur ne do ta shkurtojmë kohën e implemetimit të tyre”.

“Ky takim i sotëm i paraprin shumë takimeve të tjera në të ardhmen. Përpjekjet tona do të përfundojnë vetëm pasi të kemi arritur objektivat tona”, përfundoi Shaqiri.