Takim pune i zëvendësministrit Bajdevski me ambasadoren e Republikës së Estonisë, Kristi Karelson

Shkup, 30 qershor 2021

Mundësia e avancimit të bashkëpunimit, ishte tema e takimit të sotëm mes zëvendësministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski dhe ambasadores së Republikës së Estonisë, Kristi Karelson.

 

Të dy bashkëbiseduesit biseduan mbi krijimin e kushteve për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet kompanive të TIK-ut në të dy vendet. Në këtë aspekt, mes tjerash u planifikua vizita e delegacionit të Estonisë në vendin tonë, e cila do të realizohet pas disa muajve.

Ashtu siç theksoi zëvendësministri Bajdevski, me Estoninë edhe në të kaluarën kemi pasur bashkëpunim të suksesshëm dhe produktiv, veçanërisht se ky vend është lideri i teknologjisë digjitale.

 

Bajdevski potencoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut shumë kujdes dhe punë i kushtohen digjitalizimit dhe shumë punë të rëndësishme janë bërë: Portali kombëtar i e-shërbimeve, regjistri qendror i popullsisës, Interoperabiliteti, etj.

Бајдевски потенцираше дека во Република Северна Македонија многу внимание и работа се посветуваат на дигитализацијата и многу работи веќе се направени како што се: Националниот портал за е-услуги, централниот регистар на население, Интероперабилност итн.

,,Bazat e digjitalizimit janë të vendosura dhe mbetet të punojmë në zhvillimin e shërbimeve”, theksoi Bajdevski, duke vënë në pah se përvojat e Estonisë janë kryesisht të mirë se ardhura, duke i përfshirë edhe përvojat e sigurisë kibernetike.

Ambasadorja Karelson, nga ana e saj shprehu kënaqëinë e takimit dhe shprehu mbështetjen në drejtim të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës