Zhvillimi dhe unifikimi i web-faqeve të reja janë drejt realizimit
Shkup, 22 qershor 2021
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës njofton se filloi zhvillimi i web-faqeve të reja dhe të unifikuara për të gjitha ministritë dhe për Qeverinë.
Me zhvillimin e web-faqeve të reja, po afrohet një sistem i centralizuar dhe më i mirë.
Web-faqet e reja do të jenë të përditësuara dhe të integruara mes veti.
Me këtë projekt i japim rëndësi synimit tonë, për t’i unifikuar të gjitha web-faqet e ministrisë dhe të Qeverisë. Si rezultat, këto faqe do të jenë më praktike, ndërsa qasja deri te informacionet do të jetë më e lehtë.
Ky projekt, tërësisht do të implementohet deri në fund të këtij viti.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës