Takim i frytshëm konstruktiv me ambasadorin italian në Republikën e Maqedonisë së Veriut - ekselenca e tij Andrea Silvestri
Shkup, 19.05.2021
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, sot në hapësirat e Ministrisë u takua me ambasadorin e Republikës së Italisë në vend, ekselenca e tij Andrea Silvestri.
Ministri Shaqiri i prezantoi ambasadorit Silvestri tre shtyllat kryesore të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës: digjitalizimin, reformat e administratës publike dhe krijimin e klimës mbi mediat e lira dhe të pavarura.
„Gjatë bisedës e informova ambasadorin mbi procesin e bërë në të tre këto sfera dhe rreth asaj se çka planifikojmë të ndërmarrim deri në fund të këtij mandati”, theksoi ministri Shaqiri.
Ambasadori Silvestri e përshëndeti punën e kryer dhe njëkohësisht ndau eksperiencat e ngjajshme të shtetit Italian në këto sfera.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës