Mënyra e parashtrimit të kërkesës për qasje deri te informacionet (mënyra e parashtrimit gojarisht dhe me shkrim për qasje deri te informacionet, si dhe kërkesa e parashtruar në mënyrë elektronike)

    Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, mundëson qasje deri te informacionet me karakter publik që i ka krijuar ose me të cilat disponon Ministria e Soqërisë Informatike dhe Administratës.

    Kërkuesi, qasjen deri te informacionet mund ta kërkojë gojarisht, me shkrim ose me shkresë elektronike, me çka kërkesa e parashtruar në formë elektronike konsiderohet si kërkesë e parashtrur me shkrim.

    Kërkesa me shkrim mund të parashtrohet pranë Ministrisë, drejtpërdrejtë në arkiv; nëpërmjet postës në adresë të Ministrisë (Bul.,,Shën Qirili dhe Metodij”, nr.54, Shkup), si dhe të parashtrohet në formë elektronike (nëpërmjet e-mailit: mirsada.sabani@mioa.gov.mk).

    Kërkesa për qasje deri te informacionet me karakter publik, mund të parashtrohet në Formularin e përcaktuar të kërkesës (të dhënë në vijim) ose në fletë të thjeshtë letre, por në të njëjtën kërkuesi është i obliguar të shënojë se bëhet fjalë për Kërkesë me bazë të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik. Kërkuesi nuk është i obliguar ta arsyetojë kërkesën.

    Në rast kur kërkesa është parashtruar nga ana e personit të autorizuar, ndaj kërkesës duhet të bashkëngjitet autorizim në formë të rregullt.

    Kur kërkuesi, kërkon gojarisht qasje deri te informacionet, personi zyrtar përpilon procerverbal për këtë.

    Parashtruesi i kërkesës mund të informohet për të gjitha çështjet me interes lidhur me realizimin e së drejtës së qasje së lirë deri te informacionet me karakter publik, tek personi zyrtar: Mirsada Shabani, numri i telefonit për kontakt: +389(0)2 3200-923
    dhe e-maili: mirsada.sabani@mioa.gov.mk

    Agjencia për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik