Deklarata e ministrit Jeton Shaqiri për Projektin e USAID-it mbi modernizimin e shërbimeve inspektuese
Shkup, 04 dhjetor 2020
Si rezultat i bashkëpunimit katërvjeçar ndërmjet MSHIA-së, si partneri kyç i Projektit të Modernizimit të Shërbimeve të Inspektimit të USAID-it, i implementuar nga IDEAS DePo, sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dha deklaratën e tij lidhur me përfundimin e Projektit, në drejtim të përfitimit të Ligjit të shërbimeve inspektuese dhe zgjidhjes softuerike që është në zhvillim e sipër dhe do të paraqesë sistem modern të centralizuar për planifikim, zbatim dhe monitorim të inspektimeve nga shërbime të ndryshme inspektimi.
Kjo fazë e inspektimit përfshin tre shërbime inspektimi dhe Këshillin inspektues, por pritet që në të ardhmen, të gjithë inspektoriatet të fillojnë me përdorimin e këtij sistemi. Sistemi i e-inspektoriateve është i përfshirë në platformën nacionale për interaksion, i administruar nga MSHIA-ja.
Ministri Shaqiri, theksoi se ky vendim do të jetë hap i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike që shteti i ofron për qytetarët dhe bizneset, si dhe do ta rrisë transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve inspektuese.


Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës




