„Huawei Seeds for the future 2020“
2 nëntor 2020
Javën e kaluar, më datë 29.10.2020-të, grupi punues pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, i shqyrtoi aplikacionet e dorëzuara për programin „Huawei Seeds for the future 2020“, dhe për pjesëmarrës i përcaktoi studentët, siç vijon:
- Stefan Ananiev – Fakulteti i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike;
- Habib Bekteshi – Universiteti i Evropës Juglindore; dhe
- Katerina Korkutoska – Universiteti i Shkencave dhe teknologjive informatike ,,Shën Apostoll Pavle”.
Trajnimi i studentëve fillon prej ditës së sotme, datë 02.11.2020, ndërsa në të njëtin trajnim do të marrin pjesë edhe studentë nga Sllovakia. Trajnimi do të zgjasë deri më datë 06.11.2020-të, për kur edhe është planifikuar takim i veçantë pune me studentët pjesëmarrës dhe trajnuesit e tyre.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës




