Shpërndaje:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Instituti për politikë evropiane (EPI) nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Shkup, 2 korrik 2020

Sot, u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe drejtoreshës së Institutit për politikë evropiane – EPI, Simonida Kacarska.

Memorandumi paraqet shënimin e vazhdimit të bashkëpunimit në pjesën e reformës së Administratës publike, veçanërisht në pjesën e realizimit të projektit WeBER. Bëhet fjalë për projekt mbi krijimin e mjedisit mundësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor për monitorimin e reformave të administrates publike nga ana e shoqërisë qytetare.

Konstatimet e para të këtij projekti, tregojnë se në raport të transparencës proaktive të institucioneve është shënuar progres në vendin tonë dhe janë përshëndetur përpjekjet e Qeverisë lidhur me përforcimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Gjithashtu, sa i takon sferës së krijimit të politikave dhe informacioneve të disponueshme lidhur me punën e institucioneve të vendeve të rajonit, progres më i madh shënohet në Maqedoninë e Veriut nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pas ndryshimit të pushtetit. Në ciklin e mëparshëm, Maqedonia e Veriut kishte rezultatin 0 pikë, ndërsa tani ka rezultatin 2 pikë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form