Shpërndaje:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës publikon mjetin mbi denoncimin e presionit në vendin e punës në kontekst zgjedhor

Shkup, 23 qershor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencën për shtyp, prezanoti mjetin mbi denoncimin e presionit të publikuar në web-faqen e ministrisë.

Në vijim, keni fjalimin e ministrit Mançevski:

MSHIA-ja, vazhdon me praktikën e vendosur të publikimit të mjetit në web-faqen e ministrisë mbi denoncimin e presioneve në periudhën parazgjedhore. Qëndrojmë fuqishëm në përpjekjet tona se nuk do të ketë presione, kërcënime dhe keqpërdorime në sektorin publik!

Gjatë kohës së kësaj fushate, ashtu si edhe në fushatat e mëparshme në tre (3) vitet e kaluara, të punësuarit në sektorin mpublik, munden të mënyrë shumë të lehtë dhe të thjeshtë të raportojnë përderisa dikush u bën presion në kontekst të procesit parazgjedhor.

MSHIA-ja, obligohet që të gjitha denoncimet e pranuara t'i shqyrtojë dhe menjëherë t'i adresojë te institucionet adekuate për shqyrtim të mëtejshëm. Rreth kësaj, organizuam edhe takime koordinuese me Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Avokatin e popullit, Agjencinë e Administratës, Inspektoratin shtetëror të punës, Agjencinë e punësimit, si dhe institucione të tjera kompetente. Qëllimi është që të sigurohen dhe të garantohen të gjitha parakushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Denoncimi është anonim, por përderisa personi i cili raporton dëshiron që t’i ndajë të dhënat e tij personale, të njëjtat do të mbrohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Mbi këtë, tani më janë ndërmarrë masa adekuate teknike dhe organizative.

Ky është vetëm një prej mekanizmave, të cilët MSHIA-ja, i ka ndërmarrë në periudhën e kaluar për profesionalizimin e plotë të sektorit publik. Siç e dini, Ligji i shërbimit të lartë udhëheqës është gati dhe thjesht nuk është në fuqi për arsye të mosfunksionimit të Kuvendit. Ligji parashikon zgjedhje transparente dhe profesionale, standarde të larta dhe kritere mbi pozitat udhëheqëse dhe paraqet hap të rëndësishëm ndaj depolitizimit të sektorit publik.

Gjithashtu, pas një periudhe të gjatë po ndryshojmë kulturën e të punuarit. Në këto tre (3) vite sektori publik, përfundimisht punon në përputhje me përshkrimin e detyrave të tij, pa presione dhe duke mos qenë në shërbim të dikujt tjetër. Shteti i robëruar, mbetet e kaluar. Apeloj deri tek të gjithë të punësuarit që ta shfrytëzojnë këtë mjet dhe të raportojnë çdo presion eventual.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form