Shpërndaje:

Ministri Mançevski mbikëqyr aktivitetet ndërtimore të sallës ,,Një pikë shërbimi” në Ohër

Ohër, 20 qershor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot vizitoi qytetin e Ohrit, ku mbikëqyri fillimin e punimeve të aktiviteteve ndërtimore të sallës ,,Një pikë shërbimi“, lokacioni i së cilës gjendet në ndërtesën e komunës së Ohrit.

Kjo hapësirë, për një kohë shumë të shkurtër do të merr tërësisht pamje të re dhe do të paraqesë vendin ku qytetarët do të mund të marrin informacione mbi të gjitha shërbimet elektronike, të disponueshme në Portalin kombëtar: uslugi.gov.mk. Qytetarët të cilët do të hasin vështirësi për t’u regjistruar në Portal prej në shtëpitë e tyre, këtë do të mund ta zgjidhin pranë kësaj zyre. Gjithashtu, me ndihmën e Katalogut të shërbimeve, të punësuarit pranë kësaj zyre do të mund t’u ofrojnë qytetarëve edhe informacionet e nevojshme mbi marrjen e secilit prej 761 shërbimeve të publikuara në Portal. Aktualisht, në Portal janë të disponueshme 136 shërbime elektronike, ndërsa ky numër vazhdimisht do të rritet. Në fazë finale janë edhe aktivitetet mbi digjitalizimin e regjistrimit të fëmijëve në kopshte, regjistrime të nxënësve në shkolla, si dhe digjitalizimi i një pjese të shërbimeve të cilat i ofron Ministria e punëve të brendshme, tha ministri Mançevski.

Ministri Mançevski, theksoi arsyen se pse salla do të jetë me lokacion në ndërtesën e komunës,  qëllimi është që të jetë më afër qytetarëve dhe sa më lehtë e arritshme për ta.

,,Dua t’i falënderohem edhe kryetarit të komunës, i cili shqyrtoi rëndësinë e këtij projekti duke na dhënë premisa. Në këtë mënyrë po ndryshojmë kulturën e mënyrës sipas së cilës punon administrata publike. Në këtë hapësirë nuk do të ketë sportele dhe rradhë të gjata të pritjes. Zgjidhja ideore ka përfunduar, është përzgjedhur kompania kontraktuese dhe mbetet që të realizohen të gjtha punimet e planifikuara ndërtimore”, tha ministri Mançevski.

Njëkohësisht, ministri Damjan Mançevski potencoi se koncepti i ,,Një pikë shërbimi”, tani më funksionon me sukses në Shkup, të hënën do të fillojë me punë edhe në Tetovë, ndërsa ka filluar procesi edhe në Kumanovë. Ideja është që internet klubet ekzistuese të shndërrohen në vende të cilat do të funksionojnë duke ofruar shërbime dhe do të jenë pikë regjistrimi për qytetarët.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form