Maqedonia e Veriut nuk ka lëshuar në përdorim rrjet 5G

 

Shkup, 28 mars 2020

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, vërtetojnë me përgjegjësinë më të lartë se në vendin tonë nuk është lëshuar në përdorim rrjeti 5G. Poashtu, informojmë të gjithë qytetarët se institucionet përgjegjëse nuk kanë kryer asnjë procedurë në ndarjen e frekuencave për rrjet 5G. Andaj, të gjitha shqetësimet e efekteve të rrjetit 5G mbi shëndetin e qytetarëve janë të pabazuara.

Informacionet e bëra publike, se këto ditë po bëhen testime, janë të pasakta. Deri më tani, në vendin tonë janë bërë vetëm dy testime edhe atë, i pari në vitin 2018 në kushte laboratorike të kufizuara dhe të kontrolluara rreptësisht, si dhe testimi i dytë në vitin 2019, në hapësirë të kufizuar.

U bëjmë thirrje të gjithë burimeve të lajmeve të rreme, që të ndalojnë me publikimin e dezinformatave, qëllimi i të cilave është që të krijojnë mosbesim dhe panikë te qytetarët. Poashtu, apelojmë deri te qytetarët që të zgjedhin me kujdes atë se prej ku i marrin informacionet dhe t'i kontrollojnë burimet e informacioneve.

Lajmet e rreme shkaktojnë dëm të pakrahasueshëm, posaçërisht në situata të jashtëzakonshme siç është kjo me koronavirusin te ne dhe në botë, prandaj është në përgjegjësinë e secilit prej nesh që të kontribuojmë në zvogëlimin e rreziqeve. Atë mund ta bëjmë vetëm në qoftë se jemi të informuar në mënyrë të plotë dhe të saktë, nga burime përkatëse dhe të verifikuara.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës