Ministrat Mançevski dhe Popovski u drejtuan në konferencën me temë: ,,Lajme të rrejshme për Marrëveshjen e Prespës” – Arma më e fortë kundër lajmeve të rrejshme është e vërteta!

Athinë, 29 mars 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe ministri pa dikaster përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski, sot u drejtuan në konferencën me temë ,,Lajme të rrejshme për Marrëveshjen e Prespës, e cila u mbajt në Athinë, Republika e Greqisë.

Ashtu siç potencuan në fjalimet e tyre ministri Mançevski dhe ministri i politikës digjitale, telekomuniacionit dhe mediave të Republikës së Greqisë Nikos Papas, konferenca e përbashkët është konfirmim i miqësisë ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, si rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

Siç theksoi ministri Mançevski, rruga deri në tejkalimin e problemit të një dekade ndërmjet dy shteteve nuk ishte e lehtë, ndërsa lajmet e rrejshme ishin mjet i fuqishëm i armiqve të Marrëveshjes së Prespës.

,,Lajmet e rrejshme dhe propaganda digjitale, gjithmonë kanë për qëllim të manipulojnë me frikën e fshehur dhe instiktet themelore të qytetarëve. Gjithmonë transmetojnë mesazh të nacionalizmit, ndarjes, luftës, konfliktit, emocioneve të forta, urrejtjes, çështjeve etnike... I tillë ishte rasti me lajmet e rrejshme lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Forma themelore e manipulimit mediatik ishte ,,informimi jo i plotë”, përkatësisht mosinformim i qëllimshëm për faktin kryesor se në web-faqen e Qeverisë, pas një kohe të shkurtër pas nënshkrimit është publikuar teksti original i Marrëveshjes. Lajmet e rrejshme, më shpesh u bazuan në segmente selektive të përzgjedhura nga anëtarët e marrëveshjes, të cilave iu shtuan domethënie të reja përmes spekulimeve të cilat u prezantuan si fakte”, theksoi ministri Mançevski.

Siç potencoi ai, në periudhën prej 1 prillit të vitit 2018-të deri më 15 mars të vitit 2019-të u publikuan gjithsej 35.261 artikuj në gjuhën maqedonase dhe 13.995 në gjuhën shqipe. Analizat tregojnë se mesatarisht 10% e këtyre artikujve mund të llogariten si informacione të cilat nuk kanë për qëllim informimin e publikut, përkatësisht synonin të paraqisnin si fakte informacione të pasakta. 10% e këtij numri është diçka me të vërtetë shqetësuese!

,,Shumica e artikujve janë publikuar në shtator - tetor të vitit 2018-të dhe në janar të vitit 2019-të. Nga 750 artikujt e analizuar qëllimi i të cilave nuk është informimi i publikut, shumica e artikujve u publikuan në shtator - tetor të vitit 2018-të, por shtrirja e rrjeteve sociale ishte më e larta në dhjetor 2018-të dhe në janar 2019-të. Kjo tregon se lajmet e rrejshme janë rritur gjatë fushatës së Referendumit dhe periudhës së miratimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend, si dhe ratifikimit të Marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë", informoi Ministri Mançevski.

Ministri Robert Popovski iu drejtua përpjekjeve të Qeverisë për të luftuar lajmet e rrejshme.

,,Si Qeveri, apeluam për atmosferë konstruktive dhe debat të hapur me qytetarët, pa frikë, frikësime dhe presione të ndërtojnë qëndrimet e tyre rreth secilës çështje të hapur. Nga fillimi i procesit, sot e tutje, mbetemi në qëndrimin se duhet të ketë zë dhe transparencë në proces dhe jemi krenarë që morëm pjesë në krijimin e këtij ambienti. Mundësuam debat. Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonsë së Veriut dhe politikat e saj, demonstruan se ekziston vullnet i fortë politik dhe përgatitje profesionale për t’i zbatuar reformat mediatike dhe t’i përmirësojmë kushtet e punës së mediave, në bashkëpunim me profesionistët mediatik. Si institucion ekzekutiv qendror, u përpoqëm që në punën tonë, pikërisht në sferën e komunikimeve, të jemi Qeveri e hapur. Qeveri e hapur, e cila vazhdimisht në opinion publikon informacione të sakta. Gënjeshtrës t’ia përballim të vërtetën!”, theksoi ministri Popovski, i cili më tej shprehu bindjen e tij të thellë se pikërisht e vërteta do ta thellojë miqësinë e sinqertë dhe do të intensifikojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e përbashkët të qytetarëve të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ministri i politikave digjitale, telekomunikacionit dhe mediave Nikos Papas, foli për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet qeverive të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

,,Promovuam shumë projekte, jo vetëm bilaterale, por edhe rajonale. Askush më tej s’ka justifikim për të kundërshtuar bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet këtyre dy vendeve. Të vetmit që janë ende kundër janë ata që investuan shumë në një ndarje, dhe tani do të thoja se janë të papunë, por rruga drejt bashkëpunimit dhe miqësisë është e hapur. Ky është një sukses i dy Qeverive, Qeverisë së udhëhequr nga Tsipras dhe Qeverisë së udhëhequr nga Zaevi, të cilët punuan me altruizëm, duke e vënë mënjanë suksesin e tyre politik me qëllim të tejkalimit të problemeve.  Ndoshta duhet të mendojmë të japim çmimin Nobel për lajme të rrejshme. Ka aq shumë kandidatë, sa do të jetë e vështirë të zgjidhet fituesi. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një urë për bashkëpunim me informacione neutrale dhe të sakta. Këtë do ta arrijmë bashkërisht. Duhet ta rikthejmë besimin, veçanërisht pas suksesit të madh që kemi arritur. Mjeti ynë i përbashkët është e vërteta”, tha ministri Papas.

Në konferencë folën edhe gazetaret Katerina Sinadinovska, Sllobodanka Jovanovska dhe Sashka Cvetkovska, të cilat iu drejtuan përgjegjësisë së mediave dhe gazetarisë në proceset e rëndësishme politike dhe mjetet të cilat i kanë në dispozicion në luftën me lajmet e rrejshme.

Me fjalime të tyre, u drejtuan edhe Filip Stojanovski nga Fondacioni Metamorfozis dhe Rosana Aleksoska nga MOST-i, të cilët i prezantuan projektet në të cilët punojnë dhe që kanë të bëjmë me trajtimin e lajmeve të rrejshme

Konferenca është nën organizim të përbashkët të MSHIA-së dhe Ministrisë së politikave digjitale, telekomunikacionit dhe mediave të Republikës së Greqisë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës