Kryeministri Zaev dhe eurokomesarja Gabriel: Maqedonia e Veriut është e përfshirë në mënyrë aktive ne Agjendën digjitale të BE-së, e keni mbështetjen e plotë të integrimit në BE
Shkup, 18 shkurt 2019
Kryetari i Qeverisë së Republikës se Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni në të cilin ishte edhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sot në Qeveri u takuan me eurokomesaren Maria Gabriel, e shoqëruar nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e veriut Samuel Zhbogar dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Kryeministri Zaev i dëshiroi mirëseardhje eurokomesares Gabriel, e cila është në vizitë pune në Shkup si pjesë e turneut rajonal dhe iu falemnderua për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian dhe përpjekjen e saj për avancimin e Agjendës digjitale në kuadër të BE-së si dhe për përpjekjet për hapjen e mundësive për Ballkanin perëndimor për qasje tek kjo sferë e bashkëpunimit.
“Në rrugën e realizimit të qëllimeve tona strategjike, anëtarësimi në BE dhe sigurimin e fillimit të negociatave të pranimit në BE, jemi të përkushtuar plotësisht në mirëmbajtjen e lidhjeve të mira dhe miqësore me fqinjët, gjë të cilën e tregojnë edhe marrëveshjet për bashkëpunim me Bullgarinë dhe Greqinë dhe jemi të bindur se kjo do ta hapë rrugën për bashkëpunim më të afërt dhe më gjithpërshirës në Rajon”, theksoi kryeministri Zaev duke shtuar se ndërmjet prioriteteve janë edhe pranimi i teknologjive të reja të cilat sot në kohën moderne janë nevojë e vërtetë dhe pas qëndron e gjithë Qeveria.
Në takim u bisedua për rëndësinë e lidhjes dhe sigurimin e qasjes së tregut më të gjërë të vetëm digjital dhe integrimit.
U vlerësua pozitivisht organizimi i Samiti të parë digjital të cilin vendi ynë me sukses e organizoi vitin e kaluar dhe u shpreh bindja se samiti i këtij viti në Beograd gjithashtu do të sjellë përfitime mes së cilave edhe përpjekjet për finalzimin e Marrëveshjes rajonale për roamingun e gjashtë vendeve nga rajoni i Ballkanit perëndimor.
Në takim u shpreh mbështetja për marrjen e masave në të gjitha sferat e ekonomisë të cilat sjellin përfitime konkrete për të gjithë qytetarët dhe kompanitë.
U theksua se Komisioni Evropian jep mbështetje të plotë në përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për rritjen e kapaciteteve të ekspertëve në sferën e sigurisë kibernetike dhe përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për formimin e akademisë së re rajonale për siguri kibernetike.
Eurokomesarja Gabriel shprehu kënaqësi se ka mundësi që kryeministrit Zaev t’i përcjellë urimet për implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes për integrimin në Bashkimin Evropian.
Njëkohësisht ajo i uroi kryeministrit Zaev edhe për çmimin të cilin së bashku me kryeministrin grek Cipras në Konferencën e Minhenit për siguri iu nda për kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet në botë, duke e vlerësuar si mesazh të fuqishëm për qytetarët nga i gjithë rajoni.
Në takim ishte e theksuar edhe mbështetja e madhe e investimit të Qeverisë në Parkun e ri teknologjik në Shkup, i cili do t’i bashkojë në një vend startup-et, shkencën dhe investuesit me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të ideve inovative të sipërmarrësve dhe në prezantimin e të cilit do të marrë pjesë eurokomesarja Gabriel së bashku me kryeministrin Zaev dhe ministrin Mançevski në kuadër të së cilës do të fillojë me punë edhe akceleratori (përshpejtuesi) i biznesit teknologjik për sipërmarrësit e ri dhe inovatorët në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM).
Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës