Seancë konstituive e Forumit digjital të TIK-ut

Shkup, 13 shkurt 2019 

Duke e pasur parasysh transformimin digjital dhe revolucionin e katërt industrial, është e domosdoshme përfshirja e të gjitha palëve në koordinimin e përbashkët me qëllim të mbështetjes së tranzicionit të ekonomisë dhe tregut vendas.

Pikërisht prej kësaj doli ideja dhe nevoja për formimin e Forumit digjital për teknologjinë informatiko-komunikative si forum i partneritetit dhe koalicionit për shkëmbimin e ideve në mes institucioneve dhe palëve tjera të interesuara, të cilët janë mbështetës të partneritetit digjital.

Sot u mbjat seanca konstituive e Forumit digjital të TIK-ut me të cilën kryesoi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski.

Për kryetar të Forumit digjital u zgjodh Prof.dr. Boro Jakimovski përfaqësues i sektorit akademik dhe profesor në FSHKIK, kurse për zëvendëskryetar z. Bardhyl Jashari, përfaqësues i emëruar nga sektori joqeveritar dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”.

Në seancën e sotme u vërtetua dinamika me të cilën do të takoheshin anëtarët, hapat e ardhshëm në drejtim të saktësisë së vizionit dhe qëllimet e Forumit të sapoformuar digjital si dhe mënyrën e komunikimit të mëtejshëm me këshillin nacional të TIK-ut dhe sigurisë kibernetike.

Në forum përveç ministrit të shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe kryetarit të Këshillit nacional të TIK-ut dhe sigurisë kibernetike Vlladimir Cvetkoviq, anëtarë janë edhe 12 përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe akademik si dhe Dhomat e tregtisë lidhur me teknologjitë informatiko-komunikuese.

Forumi digjital do të punojë në bazë të shkëmbimit të ideve, eksperiencave dhe informacioneve nga sfera e shoqërisë informatike dhe do të sigurojë koordinim dhe pjesëmarrje në zhvillimin e shoqërisë informatike në sektorin privat, civil dhe bashkësisë akademike.

Ministri Mançevski iu falenderua pjesëmarrësve për dëshirën e tyre për të ndihmuar dhe për përfshirjen aktive në punën e Forumit qëllimi i së cilit është që përveç institucioneve qeveritare të dëgjohet edhe ana tjetër e pjesëmarrësve të sektorit të TI-së të cilët do të mund të ndihmojnë në zhvillimin e politikave dhe strategjive në sferën e teknologjive informatiko- komunikuese dhe shoqërinë informatike.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës