Maqedonia dhe Kosova së bashku do të punojnë në zhvillimin e digjitalizimit në të dy vendet

Shkup, 14 shkurt 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe ministri i inovacionit dhe ndërmarrësisë së R. së Kosovës Besim Beqaj sot realizuan takim pune ku biseduan për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta nga sfera e zhvillimit të shoqërisë informatike, inovacioneve dhe sipërmarrjes.

“Temat për të cilat diskutuam janë avancimi i bashkëpunimit tone të përbashkët mbi të gjitha në pjesën e aspekteve konkrete të cilët do të ndikojnë në jetën e qytetarëve. Ajo të cilën të gjithë ju e dini është se kemi një përparim serioz dhe plan konkret për ndëprerjen e çmimeve për roaming në mes qytetarëve nga vendet e Ballkanit perëndimor por edhe drejt Bashkimit Evropian deri në vitin 2021. Projekti i dytë për të cilën biseduam është propozimi ynë që në Shkup të formohet qender rajonale për trajnime për sigurinë kibernetike për të gjithë të punësuarit në institucionet publike të vendeve të Ballkanit perëndimor për të cilën kemi mbështetjen e plotë të fqinjëve tanë nga Kosova”, informoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ai, MSHIA e pranon iniciativën e ministrit Beqaj për formimin e qasjes rajonale (cloud) për vendet e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, ku do të mund të kryhen hulumtime dhe zhvillime si dhe një lloj bashkëpunimi ne mes qendrave shkencoro-teknologjike dhe parqeve në nivel rajonal.

Ministri Beqaj informoi për takimin e fundim me eurokomesaren për ekonomi dhe shoqëri digjitale Maria Gabriel ku u bisedua për fondet e hapura evropiane ku në mënyrë rajonale mund të shfrytëzohen nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Me komisaren Gabriel biseduam për aftësitë digjitale, për qasjen rajonle të hulumtimit dhe zhvillimit si dhe për sfera të ndryshme të interesit tonë, ne po përpiqemi që të fitojmë fonde evropiane dhe shpresojmë se në këtë drejtim do të mund të realizojmë bashkëpunim të mëtejshëm me ministrin e R. së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu dua edhe njëherë të shpreh mbështetjen për projektet të cilët i kemi në plan, së bashku me qendrën rajonale për siguri kibernetike”, tha ministri Beqaj.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunim të mundshëm në fushen për zhvillim të qyteteve të mençura. Të dy shtetet mund të formojnë treg të mirë për zhvillim të aftësive digjitale, ngritjen e konkurrencës dhe shfrytëzimin e burimeve njerëzore.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës