Fontet Cirilike Maqedonase

Projekti FONTET CIRILIKE MAQEDONASE i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës përmban 80 fonte origjinale cirilike/latine.

Këto fonte mundësojnë zbatimin adekuat në alfabetin maqedonas dhe në alfabetin cirilik maqedonas të kompjuterëve, me shkronja cirilike në përputhje me dispozitat ligjore për dukjen e tyre. Fontet janë të përshtatura për përdorimin e sistemeve operative të cilat aktualisht përdoren më tepër në botë.   - Windows, Mac OSX, Ubuntu и Linux.                                                                                         

Qëllimi kryesor i projektit FONTET CIRILIKE MAQEDONASE është që të promovohen dhe të ruhen karakteristikat bazë të alfabetit cirilik maqedonas si një nga shtyllat e shtetit, kulturës dhe identitetit maqedonas.

Ky mbindërtim i fonteve cirilike maqedonase i përmban ndryshimet e mëposhtme:

01. Të gjitha fontet janë të grupuara në familjet e fonteve të cilat i përmbajnë të gjitha stilet. Në menynë ku shfaqen aplikacionet shfaqet vetëm titulli i fonteve të familjes e cila në nënmenynë i përmban të gjitha stilet. Në këtë mënyrë është e lehtësuar maksimalisht qasja deri te secili stil i fonteve të cilin doni ta zgjidhni.

02. janë të përpunuara versionet special të Offc (Ofis) nga të gjitha fontet të grupuara në font familjet të përshtatura për përdorimin në aplikacionet e Microsoft Office. Me përdorimin e shkurtesa nga tastiera ose butonat të cilat I kanë këto aplikacione ndryshohen stilet e fonteve. Këto Offc fonte, për dallim nga familjet e koompletuara përmbajnë katër stile bazë dhe atë: Regular, Regular Italic, Bold и Bold Italic.

Instalimi i fonteve (udhëzues) 

Shkarkoni fontet:

Vërejtje: Ju rekomandojmë që para se t'i instaloni versionet e reja, t'i çinstaloni versionet e vjetra të fonteve.