Thirrje për bursa për nëpunësit administrativ
Shkup, 25 janar 2019
Fondi evropian për Ballkanin (EFB) e publikoi thirrjen e re për bursa për nëpunësit administrativ. Programi njëvjeçar arsimor i përkrah administratat e Ballkanit perëndimor nëpërmjet edukimit dhe motivimit të nëpunësve publik që t'i praktikojnë dhe t'i aplikojnë pаrimet evropiane të administratës publike.
Programi i këtij viti u ofrohet të punësuarve të administratës publike nga Ballkani perëndimor (Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Sërbia, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina) dhe u ofrohet mundësi për praktikë deri më dy muaj e gjysëm në institucionet e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian: Austri, Belgjikë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Itali, Irlandë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi.
Programi është i dizajnuar posaçërisht për të punësuarit të cilët punojnë në fushën e drejtësisë, sigurisë, ekonomisë, energjetikës, transportit dhe politikës digjitale, politikës sociale, arsimit, hulumtimit dhe invoacioneve dhe administratës publike.