MSHIA publikon versionin e punës së Planit nacional operativ broadband

Shkup, 27 dhjetor 2018

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës publikoi versionin e punës së Planit nacional operativ broadband.

Për të përgatitur këtë dokument MSHIA-ja, në fillim të janarit të këtij viti, formoi katër grupe punuese, përkatësisht grup punues për të siguruar koordinim më të mirë të procesit gjatë përpilimit të hartës së territorit të RM-së, me rrjetet ekzistuese dhe planifikimin e rrjeteve të operatorëve broadband, grupit punues për përcaktimin e kapaciteteve të lira dhe shfrytëzimin e tyre tek rrjetet ekzistuese të komunikimit elektronik dhe mjetet të ndërtuara me mjete publike, grup punues për përcaktimin e masave dhe aktiviteteve të nevojshme për futjen e teknologjisë celulare 5G për përcaktimin e propozim-masave për inkurajimin dhe rritjen e interesit të qytetarëve për përdorimin e rrjetit broadband.

Në grupet punuese morën pjesë përfaqësues të organeve dhe trupave shtetërorë, trupat rregullatore, universitetet, komunat, operatorët, dhomat e tregtisë, ndërmarrjet publike, kompanitë private, etj.

Për përgatitjen e Planit nacional operativ broadband, u sigurua mbështetje teknike nga TAIEX.

Republika e Maqedonisë, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka detyrimin t’i harmonizojë politikat kombëtare për zhvillimin e komunikimeve elektronike me politikat e BE-së dhe në këtë drejtim nënkupton detyrim për të miratuar Planin operativ nacional i cili do të jetë në përputhje me qëllimet strategjike të BE-së.

Në përgatitjen e planit nacional operativ broadband janë marrë parasysh rekomandimet dhe rregulloret e BE-së për zhvillimin e gjeneratave të ardhshme të rrjeteve broadband, rekomandimet për përdorimin e ndihmës shtetërore për zhvillimin e broadband-it, strategjia e BE-së prej vitit 2018-të për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, raportet e BE-së për zhvillimin e tregjeve broadband, raportet nga institucionet ndërkombëtare për zhvillimin e komunikimeve elektronike në rajon (Banka Botërore, etj), raportet dhe përvoja nga shtetet anëtare të BE-së në përdorimin e ndihmës shtetërore për zhvillimin e Broadband-it, etj.

Plani nacional operativ broadbend si pasues i Strategjisë nacionale për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të internetit brezgjërë, përcakton broadband targetet nacionale të cilat duhet të arrihen në periudhën e ardhshme dhe përcakton masa dhe aktivitete për arritjen e tyre.

Ministria i fton të gjitha palët e interesuara që t’i dorëzojnë komentet dhe vërejtjet e tyre deri më datë 20 janar.

Gjithashtu, versioni i punës i dokumentit do t'i dërgohet Komisionit Evropian për komentet dhe vërejtjet e tyre, me çka do të finalizohet Plani nacional operativ i rrjetit broadband.

Коmentet të dërgohen në adresën elektronike: dejan.vasilevski@mioa.gov.mk

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë