Ministri Mançevski në takim pune me personat udhëheqës të institucioneve dhe oficerët për të dhënat e hapura
Shkup, 14 dhjetor 2018
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski sot mori pjesë në takimin e punës me personat udhëheqës të institucioneve dhe oficerët për të dhënat e hapura.
Takimi u mbajt në kuadër të aktiviteteve të rregulta të grupeve punuese për të dhënat e hapura me qëllim të koordinimit dhe realizimit të pandërperë të masave dhe aktiviteteve të Strategjisë për të dhënat e hapura dhe Planit aksional 2018-2020.
Ministri Mançevski e theksoi rëndësinë e hapjes së të dhënave të hapura dhe funksionimin e tyre e cila do të sjellë transparencë më të madhe në institucionet.
Në takim u mbajt edhe prezantimi i portalit për të dhënat e hapura pas së cilës pjesëmarrësit diskutuan për tema lidhur me aspektet teknike dhe mënyrat e publikimit të informacioneve, regjistrimit si dhe pengesave të mundshme gjatë publikimit.
Portali për të dhënat e hapura do të lëshohet në përdorim më 24 dhjetor.
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë