Mançevski në prezantimin e Parkut shkencoro-teknologjik në Shkup
Shkup, 11 dhjetor 2018
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski u drejtua në prezantimin e draft-Studimit të fizibilitetit për Parkun shkencoro-teknologjik në Shkup. Bartës i projektit është Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik, ndërsa impementohet në bashkëpunim me Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës.
Siç potencoi ministri Mançevski ideja për Parkun teknologjik në të kaluarën ishte larg nga realizimi, për dallim nga sot.
“Jam i lumtur, jo vetëm se kemi prezantim të studimit të fizibilitetit të cilin e finansoi Bashkimi Evropian por ndryshe nga projektet e tjera dhe Strategjitë për këtë janë siguruar edhe mjetet e plota finansiare dhe konstruktimi i plotë që kjo të bëhet realitet. Vitin e ardhshëm shumë shpejt pasi të finalizohet ky studim, do të bëhet plani plotë dhe parku teknologjik do të bëhet realitet”, theksoi ministri Mançevski, duke shprehur kënaqësinë që janë të përfshira të gjithë univerisItetet dhe dhomat e tregtisë.
Sipas ministrit Mançevski, shteti nuk synon të bëhet pronar apo udhëheqës i parkut teknologjik por ato duhen të jenë universitetet, bizneset dhe studentët, në fakt e tregon edhe lokacioni i zgjedhur me qëllim që të zhvillohet një lloj i ri i frymës sipërmarrëse dhe mbajtjen e të rinjve në shtetin tonë, përkatësisht kuadrin cilësor.
Në prezantim u drejtua edhe drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski, i cili theksoi se në takimin e djeshëm ishin të saktësuara detajet për aktivitetet e ardhshme në drejtim të realizimit të plotë. Ai shpjegoi se Parku shkencoro-teknologjik do të ketë tre shtylla, që do të thotë se i pari do të jetë mbështetja e procesit të digjitalizimit, shtylla e dytë është pjesa për transferimin e teknologjisë dhe e treta është përshpejtimi i kompanive “start-up”.
Në ngjarjen e sotme ishte i prezantuar koncepti i përgjithshëm i Parkut shkencoro-teknologjik, ndërsa pjesëmarrësit, mes të cilëve përfaqësuesit e institucioneve relevante, fakulteteve dhe dhomave të tregtisë kanë mundësi të diskutojnë dhe të japin propozimet e tyre deri në finalizimin përfundimtar të projektit në të cilin është i përfshirë edhe ekipi nga kompania ndërkombëtare konsultative “DAI”, si dhe përfaqësuesit e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë