Pytje të parashtruara më shpesh për Sistemin e informacionit të udhëheqjes me burimet njerëzore

 

 

 

1.Përdorimi i sistemit të SIUBNJ-së 

1.1 P: Gjatë futjes së vendeve të punës në fushën PËRGJIGJET PARA (në rastin tonë drejtor) nuk mund të futet një e dhënë pasi në tabelë nuk ka rend për selektim dhe nuk ka se çka të zgjedh. Gjithashtu, nuk mund të futen të dhënat për funskionarë dhe persona të emëruar. Kjo vlen për të gjitha shërbimet të cilët ekzistojnë në shkollë. 

P: Kur futet për drejtor, fushat Udhëheqës i strukturave organizative dhe Udhëheqës duhet të jenë të shënuara kurse fusha PËRGJIGJET PARA mbetet e zbrazur.

1.2 P: Në sistematizim nuk ka vend pune për drejtor. Fusha PËRGJIGJET PARA është e domosdoshme, kurse gjatë hapjes së saj paraqitet dritare e zbarzët. Si të shtohet vendi i punës për drejtor?

P: Njësoj si në vijim: “Vendoseni drejtorin si çdo të punësuar tjetër, ndërsa në pjesën për lidhjen e vendit të punës ta vendoseni vendin e punës për drejtorin ku më herët është krijuar. Në sistematizim pasi që pozita e punës drejtor është funksion, e njëjta nuk sistematizohet, ndërsa detyrat e drejtorit janë të përcaktuara me Ligjin për arsim fillor”.  

1.3 P: Cila është procedura për vendosjen e vendit të punës drejtor në Institucionin publik komunal kopësht fëmijësh (IPKKF) duke pasur parasysh se nuk është e parashikuar me katalogun e vendeve të punës kurse në procedurën kur vendoset individualisht secili vend i punës në shërbim kërkohet që të plotësohet fusha PËRGJIGJET PARA.

P: Vendoseni drejtorin si çdo të punusuar tjetër, kurse në pjesën për lidhjen e vendit të punës vendoseni vendin e punës për drejtorin ku më herët është krijuar. Në sistematizim pasi që pozita e punës drejtor është funskion e njejta nuk sistematizohet, kurse detyrat e drejtorit janë të përcaktuara me Ligjin për arsim fillor”.​

1.4 P: Te fusha: Tregoi të gjitha vendet e punës – Funskioni/ Emri i pozitës/ Titulli, kërkohet të zgjedhësh një rresht por nuk ka rresht për të zgjedhur.

P: Nuk ka rresht nëse nuk keni vendosur vende të punës.

1.5 P: Si ta implementojnë ligjin institucionet me vetëfinansim të cilët funskionojnë si OJQ.? 

P: Luten ato institucione të drejtohen me shkresë në MSHIA. 

1.6 P: Gabimisht është futur njësia organizative e cila tani nuk mund të shlyhet.

P: Është e nevojshme që të jepet sqarim plotësues rreth situatës.

1.7 P: Nëse pas ruajtjes së njësisë organizative e njejta a mund të shlyhet? 

P: Përderisa nuk aktivizohet sitematizimi mund të shlyhen dhe të futen njësi organizative.

1.8 P: Në fushën NUMRAT E ARKIVIT a duhet të vendosen numrat e arkivit në sistematizim ose mund të mbetet e zbrazur?

P: Shënohen Numrat e arkivit të Rregulloreve.

1.9 P: Gjatë plotësimit gabimisht është shënuar sektori në pjesën e strukturës organizative e cila ka të bëjë me njësinë, ndërsa gjatë futjes së njësisë në sektor është gabuar numri i rradhitjes së njësisë, si mundet të korrigjohet pasi sistemi nuk e lejon shlyerjen?

P: Përderisa nuk aktivizohet sistematizimi mund të fshihet ose të rregullohet në përputhje me zgjedhjen tuaj të opsionit e cila ju përshtatet më tepër.

1.10 P: A mund të shlyhet ajo e cila është punuar dhe të fillohet nga fillimi ose të vazhdosh me vendosjen? 

P: Përderisa nuk aktivizohet sitematizimi, mund të fshihet ose të rregullohet në përputhje me zgjedhjen tuaj të opsionit e cila ju përshtatet më tepër.

1.11 P: Në sistematizimin e shkollës janë të regjistruara vendet e punës së mësimdhënësve sipas lëndëve zgjedhore për të cilën këtë vit nuk ka nevojë. A duhet të futen edhe ato në sistem? 

P: Po, si vende të punës.

1.12 P: Kur regjistrohen (vendosen) të dhënat për vendet e punës në pjesën ku futen të dhënat mund të futet titulli dhe pozita por në tabelë poshtë saj qëndron një e dhënë për titull, përkatësisht të gjitha vendet e punës janë me të njëjtin titull (arsimtarë në shkollën fillore) dhe nuk ka kolonë ku mund tl shihet se për cilën pozitë ka ë bëjë vendi i punës (p.sh. arsimtar i gjuhës maqedonase). 

P: Në fushën Emri i vendit të punës lirshëm vendoset tekst. P.sh. Arsimtar i gjuhës maqedonase..

1.13 P: Në sistem janë të futura me sukses vetëm të dhënat e përgjithshme të Gjykatës. Hapi tjetër është të futen të dhënat për funksionerin (kryetarin e gjykatës) dhe të futen njësitë organizative, megjithatë edhe krahas udhëzimeve filmike nuk patëm sukses në të. Cila është procedura për futjen e këtyre të dhënave. 

P: Mënyra se si të futen strukturat organizative u janë dhënë në video udhëzimin “film2” si dhe në udhëzimin e shfrytëzuesit në pjesën 3.1.3 Rregullimi i institucioneve/ sistematizimi faqja 30- faqja 31.

1.14 P: A duhet te AKTET të futen të gjitha sistematizimet nga fillimi i punës në institucion ose vetëm i fundit? 

P: Duhet të futet vetëm sistematizimi i cili është aprovuar nga MSHIA në përputhje me Ligjin e të punësuarve në sektorin publik.

1.15 P: Në sistemin dhe sistematizimin e Qendrave nuk ka shifër për drejtor. 

P: Drejtorët nuk kanë shifër në sistematizim dhe nuk sistematozohen pasi janë fuskionarë dhe komptencat e tyre janë dhënë në ligjet materiale. Kur futen në sistem, vet sistemi funsksionarëve u jep shifër e cila përdoret vetëm për sistemin.

1.16 P: A mund të zëvendësohet personi i autorizuar? A mund të autorizohet person tjetër shtesë?

P: Po, ndryshimi do të bëhet vetëm në përputhje me shkresat adekuate.

1.17 P: A mund të ndryshohet emri i përdoruesit për hyrje në sistem? 

P: Jo.

1.18 P: Si të fusin veten e tyre administratorët, në sistem të institucioneve në njërën nga njësitë organizative?

P: Njësoj si të punësuarit e tjerë.

1.19 P: Si të futet drejtori i shkollës i cili nuk ekziton në sistematizim, ndërsa ekziston sipas hierarkisë dhe duhet të caktohet si përgjegjës i çdo shërbimi?

P: Vendoseni drejtorin si çdo të punusuar tjetër, ndërsa në pjesën për lidhjen e vendit të punës vendoseni në vendin e punës drejtor, i cili më herët u është krijuar. Në sistematizim pasi pozita e punës drejtor është funksion, e njëjta nuk sistematizohet kurse detyrat e drejtorit janë të përcaktuara me Ligjin për arsim fillor.

1.20 P: Në institucion ka të punësuar me autorizime të veçanta. A duhet prej formimit të sektorit të zgjidhet: njësia në të cilën ka persona zyrtarë me autorizime të veçanta ose njësi strukturore-organizative?

P: Përderisa në atë njësi keni persona zyrtar me autorizime të veçanta do të zgjidhni “njësi në të cilën ka persona zyrtarë me autorizime të veçanta”.

1.21 P: Si të kthehet sistematizimi prej aktiv në draft, duke pasur parasysh se nuk janë futur të gjitha të dhënat?

P: Nuk mundet. Një sistematizim duhet të aktivizohet vetëm në qoftë se jeni të sigurt se gjithçka është ashtu siç duhet.

 

2. Legjislacioni (Burimet njerëzore) 

2.1 P: A do të vazhdojë afati i futjes së të dhënave në sistem?

P: Në përputhje me konkluzionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë termini i cili është i caktuar si afat përfundimtar është 01.11.2015.

 

3. Pyetje teknike 

3.1 P: Kur të hyj në faqen hrm.gov.mk, shfaqet “Your connection is not private”, çka të bëjë? 

Përgjigje. 

3.2 P: Si ta ndryshoj fjalëkalimin?

Përgjigje.

3.3 P: Kam harruar fjalëkalimin, si ta ndryshoj? 

Përgjigje

3.4 P:Si të kem qasje deri te udhëzimet e përdoruesit? 

Përgjigje

 

4. Pyetje për persona të autorizuar

4.1 P: Kush duhet të jetë personi i autorizuar për SIUBNJ-së?

P: Personi i institucionit tuaj i cili është udhëheqës I njësisë së burimeve njerëzore ose i cili është I punësuar në Njësinë e burimeve njerëzore ose është i autorizuar të udhëheqë me burimet njerëzore të institucionit tuaj.

4.2 P: Cilat janë detyrat e personave të autorizuar.

P: Personat e autorizuar do të mund t’i fusin dhe t’i ndryshojnë të dhënat e institucionit dhe të punësuarve.

4.3 P: Si autorizohet personi për punë në SIUBNJ?

P: Për personin që do të emërohet si person i autorizuar plotësohet formular i cili gjendet në linkun​ ky forumlar në faqen  http://mioa.gov.mk/?q=mk/node/731, dhe i njejti pasi të jetë nënshkruar nga personi udhëheqës dhe i arkivuar, dorëzohet me postë të rregullt te ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, gjithashtu mund të dërgohet i skanuar në hrmis@mioa.gov.mk.

4.4 P: Sa persona mund të autorizohen nga një institucion? 

P: Mund të autorizohen aq persona sa mendoni se është e nevojshme për udhëheqje me të dhënat e burimeve njerëzore, por rekomadnohet të keni një person nëse institucioni juaj ka deri në 80 të punësuar, dy persona nëse institucioni juaj ka prej 81 deri 160 të punësuar, dhe tre ose më tepër persona për institucionet me më së paku 161 të punësuar.

4.5 P: A mund të autorizohet edhe një person?

P: Po, por edhe për atë person duhet të zbatohet procedura e përgjigjes së pyetjes 4.3. 

4.6 P: Një nga personat e autorizuar është i emëruar në detyra të tjera/lëshon punën/të mungojë në punë për një kohë të gjatë, etj. A mund t’i merret autorizimi?

P: Po, me dërgimin e shkresës në të cilën sqarohet për cilin person bëhet fjalë me futjen e të dhënave të tij.

4.7 P: A mundet një person i autorizuar të zëvendësohet me një person tjetër?

P: Po, me një shkresë të përshkruar në përgjigjen e pytjes 4.6 për personin i cili zëvendësohet, kurse në të si shtojcë do të dorëzohet formular i plotësuar për personin i cili do të jetë i autorizuar, në përputhje me procedurën e përgjigjes së pyetjes 4.3.