Delagacione qeveritare në shënimin e Shën Klimentit të Ohrit dhe 25 vjetorit të vdekjes së Bllazhe Koneskit

Shkup, 08 dhjetor 2018

Më 7 dhjetor të vitit 2018 në organizim të Bibliotekës nacionale universitare – “Shën Klimenti i Ohrit”, delegacioni qeveritar në përbërje prej ministrit përgjegjës për përmirësimin e klimës së investimeve për kompanitë vendore Zoran Shapuriq, ministrit përgjegjës për investime të huaja Adnan Kahill dhe koordinatori nacional për kulturë Robert Allagjazovski morën pjesë në ceremoninë me rastin e festës së patronatit të Shën Klimentit të Ohrit – më 8 dhjetor.

Ceremonia filloi me vendosjen e luleve të freskëta në monumentin e Shën Klimentit të Ohrit dhe vazhdoi me pika muzikore dhe ndarjen e çmimit “Biblioteka e vitit”.

Pjesa qendrore e ceremonisë ishte shfaqja artistike e quajtur “Emocione” dedikuar letrarit maqedonas dhe njërit prej kodefikuesve të gjuhës letrare bashkëkohore maqedonase Bllazhe Koneski, me rastin e 25 vjetorit të vdekjës së tij.

Më 8 dhejtor të vitit 2018 në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u shënua festa e Shën Klimentit të Ohrit me vendosjen solemne të luleve në monumentin e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës nacionale universitare “Shën Klimenti i Ohrit”. Përveç delegacionit qeveritar të kryesuar nga ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski dhe ministri përgjegjës për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë Aksell Ahmedovski, lule të freskëta vendosën edhe delegacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Ushtria e Republikës së Maqedonisë, Shoqata e luftëtarëve të LNÇ-së si dhe përfaqësuesit diplomatik dhe përfaqësues nga institucione tjera, partitë politike dhe shoqata të qytetarëve.

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë