Takim i grupit punues përgjegjës për përgatitjen e Planit operativ nacional të internetit brezgjërë
Shkup, 7 dhjetor 2018
Ministri i shoqërisë informatike dhe admistratës Damjan Mançevski, sot me grupin punues përgjegjës për përgatitjen e Planit operativ nacional për internetin brezgjerë, po finalizojnë projekt-tekstin e planit nacional.
Pasi me grupin e punës do të përputhen të gjitha pyetjet e hapura dhe dilemat, me qëllim që të përmirësohet teksti, Plani operativ nacional do të shqyrtohet edhe në diskutim të hapur publik dhe do të dorëzohet për mendim edhe në Komisionin Evropian.
Vetëm me qasje transparente dhe gjithëpërfshirëse, do të miratohet plani i cili i plotëson nevojat e qytetarëve tanë dhe është në përputhje me udhëzimet dhe trendet e BE-së.
Gjatë përgatitjes së Planit operativ nacional brezgjerë, janë marrë parasysh rekomandimet dhe rregullorja e BE-së për zhvillim e gjeneratave të ardhshme të rrjetit brezgjerë, rekomandimet për shfrytëzimin e ndihmës shtetërore për zhvillimin e rrjetit brezgjerë, strategjia e BE-së për zhvillimin e tregjeve brezgjëra, raportet e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimin e komunikimeve elektronike në rajon (Banka Botërore, etj.), raportet dhe përvojat e vendeve anëtare të BE-së, në shfrytëzimin e ndihmës shtetërore për zhvillimin e rrjetit brezgjërë.
Me qëllim të përgatitjes së planit operativ nacional brezgjërë, MSHIA-ja në filllim të vitit 2018-të formoi katër grupe punuese:
- Grupi punues për të siguruar koordinim më të mirë në procesin e hartimit të territorit të RM-së, me planifikimet ekzistuese dhe të ardhshme të rrjeteve brezgjërë të operatorëve,
- Grupi punues për përcaktimin e kapaciteteve të lira dhe shfrytëzimin e tyre të mëtejshëm të rrjeteve ekzistuese të komunikimeve elekttronike dhe mjeteve të ndërtuara me mjete publike,
- Grupi i punës për përcaktimin e masave dhe aktiviteteve të nevojshme për vendosjen e rrjetit të telefonisë celulare 5G, dhe
- Grupi punues për përcaktimin e propozim-masave për nxitjen dhe rritjen e interesit të qytetarëve për shfrytëzimin e rrjetit brezgjërë.
Në grupet punuese marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha organet dhe institucionet shtetërore, trupat rregullatorë, universitetet, komunat, operatorët, dhomat e tregtisë, ndërmarrjet publike.
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë