Kryeministri Zaev, ministrja Carovska dhe zëvendësministri Bajdevski në takim pune me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë
Shkup, 22 nëntor 2018
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev së bashku me ministren për punë dhe politkë sociale Milla Carovska dhe zëvendësministrin për shoqëri informatike dhe administratë Aleksandar Bajdevski sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë realizuan takim pune me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski dhe me kryetarët e sindikatave anëtare të LSM-së nga sektori privat dhe publik.
Në kuadër të këtij takimi të punës u hap debat konstruktiv për tejkalimin e problemeve dhe situatave në të cilën sindikatat po përballen dhe u bisedua për dispozitat ligjore të Ligji të ri për marrëdhënie pune, qëllimi i së cilit është t’i avancojë të drejtat e punëtorëve dhe sigurisë gjatë punës, të drejtat e punëtorëve për organizim sindikal dhe mënyrën e përcaktimit të përfaqësimit të sindikatave ekzistuese të cilat i përfaqësojnë të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve.
Kryeministri Zaev porositi se Qeveria Republikës së Maqedonisë mbetet e përkushtuar të punojë në avancimin e të drejtave të punëtorëve bashkë në konsultimin dhe në marrëdhënie partneriteti me punëtorët dhe punëdhënësit. Në këtë drejtim kryeministri Zaev tha se politikat për rritjen e pagave të cilët vazhdojnë edhe me Buxhetin e vitit 2019-të paraqesin një hap të rëndësishëm për përmirësimin e standardit jetësor të punëtorëve.
Ai theksoi se sindikatat duhet të jenë syri vigjilent për të drejtat e punëtorëve dhe për këtë qëllim duhet të punohet për përforcimin e organizimit sindikal.
Ky lloj i qasjes konstruktive të bashkëpunimit dhe debatit të hapur në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe sindikatës i cili do të vazhdojë në të ardhmen ishte i vlerësuar si tepër i rëndësishëm në avancimin e dialogut social.
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë