Nga seanca e katërt e Këshillit për reforma në administratën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

Shkup, 21 nëntor 2018

Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt seanca e katërt e Këshillit për reforma në administratën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me të cilën kryesonte kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i çështjeve evropiane Bujar Osmani, zëvendsëkryeministri për implementimin e marrëveshjes kornizë, Hazbi Lika, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, ministrja për punë dhe politike sociale Milla Carovska, ministri i financave Dragan Tevdovski, ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, ministri pa portofol përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, kryetari i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale, Petre Shilegov, drejtori i Agjencisë për Administratë, Spase Gligorov, si dhe përfaqësues të Institutit Demokratik Nacional (IDN ) në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zaev potencoi rëndësinë e procestit të reformave në administratën publike, theksoi rëndësinë se është parashikuar edhe rritje e pagave të të punësuarve në administratën publike, është pjesë e atyre reformave.

,,Nevojitet fokus i qartë rreth lëvizjes së reformave, cili është qëllimi, përkatësisht çka do të ndodh me administratën publike në periudhën e ardhshme, ndërsa është me rëndësi të veçantë që qytetarët të njihen me të gjitha detajet e këtij procesi. Reformat e administratës duhet të zbatohen në mënyrë të guximshme dhe dinjitoze, e gjith kjo në mënyrë që të kemi një administratë publike më produktive dhe më efikase për të gjithë qytetarët", theksoi Kryeministri Zaev.

Në kuadër të Këshillit, drejtori i Institutit Demokratik Nacional Kris Henshou dhe përfaqësues të institutit e prezantuan botimin "Sfidat dhe rekomandimet për përmirësimin e procesit legjislativ". Prezantimi përfshinte rekomandime në fushën e përforcimit të kapaciteteve për të shkruar ligje në institucione, përmirësimin e koordinimit ndërmjet Qeverisë dhe Parlamentit, nevojën për harmonizimin e ligjeve me legjislacionin evropian, si dhe zvogëlimin e numrit të ndryshimeve ligjore.

Publikimi do të paraqitet edhe në seancë qeveritare, ku pas miratimit do të pasojë zbatimi i udhëzimeve të adresuara në dokument.

Në seancën e Këshillit, u drejtua edhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, i cili e prezantoi edhe raportin e parë gjashtëmujor për zbatimin e Strategjisë së reformave në administratën publike.

"Procesi i reformës është proces i hapur prandaj mundësohet pjesëmarrja e aktorëve të jashtëm ndaj nevojave të monitorimit, vlerësimit dhe njoftimit për Strategjinë. Në Këshillin e sotëm paraprinte diskutim i hapur me përfaqësues të sektorit qytetar dhe me të gjithë palët e interesuara. Raporti tregon se 27 aktivitete janë zbatuar plotësisht, për 36 aktivitete zbatimi po vazhon dhe për 9 aktivitetet e mbetura, zbatimi është vonuar", tha Ministri Mançevski. 

Siç bëri të ditur ministri Mançevski, dinamika e zbatimit të aktiviteteve do të rritet në periudhën e ardhshme dhe raporti vjetor do të përmbajë rezultate konkrete.

Në seancën e Këshillit u miratua raporti gjashtëmujor dhe u arrit në konkluzion që i njejti të prezantohet edhe në seancën e Qeverisë.

Kryeministri Zaev arriti në përfundimin se institucionet duhet të ndjekin planin aksional të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike dhe aktivitetet t’i zbatojnë në kohë. Institucionet duhet rregullisht t’i përditësojnë dokumentet e tyre strategjike në mënyrë që të reflektojnë angazhimet e ndërmarra të reformës së administratës publike nga Plani aksional Përveç kësaj, anëtarët e Këshillit për Reformën e Administratës Publike duhet të jenë në komunikim dhe koordinim me përfaqësuesit e institucioneve të tyre në Sekretariatin e reformës së administratës publike, ku në nivel eksperto-teknik diskutohet për statusin e zbatimit të aktiviteteve të Planit aksional.

Në drejtim të rritjes së transparencës në punën e Qeverisë, sipas kërkesave të dorëzuara në institucione nga ana e sektorit qytetar, për qasje të lire deri te informacionet me karakter publik, institucionet duhet të përgjigjen në mënyrë proaktive dhe të dorëzojnë përgjigje të plota.

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë