Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese do t’i përmirësojë kushtet dhe cilësinë e punës së shërbimeve inspektuese

Shkup, 19 nëntor 2018

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë sot organizoi debat publik për propozim-Ligjin e ri për shërbimet inspektuese. Qëllimi i debatit është që përmes diskutimit të hapur dhe debatit të përmirësohet teksti i Ligjit i cili tashmë është i publikuar në ENER dhe është i disponueshëm për komente dhe vërejtje.

Debatin publik e hapi ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski duke iu referuar arsyeve se përse u punua në ligjin e ri dhe çka pritet që ky ligjt të përmirësojë.

“Pas analizave të bëra të gjendjes aktuale përfunduam se ai karakterizohet me një numër të madh të dispozitave të cilat shpeshherë kundërshtohen ndërmjet veti. Kjo veçanërisht ka të bëjë me problemet të cilat subjektet, qytetarët dhe bizneset i kanë gjatë kontrolleve inspektuese. Këshilli inspektues në ekzistimin e deritanishme nuk kontribuoi në realizimin e qëllimeve për të cilat ishte i formuar, ndërsa shërbimet inspektuese janë të mbingarkuara me detyrime të natyrës administrative ndaj këshillit. Numri i pamjaftueshëm i inspektorëve dhe procedura e komplikuar për të arritur statusin e inpektorit janë sfidë më tepër. Subjektet mbikëqyrëse nuk janë mjaftueshëm të informuar me të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë kryerjes së mbikëqyrjes dhe janë të mbingarkuar me një numër të madh të mbikëqyrjeve gjatë punës së tyre”, informoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ai gjatë përgatitijes së propozim-Ligjit u morën parasysh të gjitha mangësitë e vërejtura kurse Ligji u përgjigjet të gjithë atyre dhe ofron zgjidhje të përshtatshme.

“Qëllimi i ligjit është tejkalimi i parregullsive, dobësive dhe lëshimeve në zbatimin praktik të dispozitave të ligjit në fuqi. Siguri më e madhe ligjore për subjektet mbikëqyrëse me vendosjen e rregullave të unifikuara për mbikëqyrje dhe përcaktim të qartë të të drejtve dhe detyrimeve të tyre. Lehtësim për subjektet mbikëqyrëse nëpërmjet uljes së karakterit shtypës të mbikëqyrjes dhe rritje të numrit të inpektorëve nëpërmjet thjeshtësimit të kushteve për marrjen e licencës për inspektor. Mbikëqyrja inspektuese nuk duhet të jetë një mekanizëm për mbushjen e buxhetiti. Mbikëqyrja inspektuese duhet së pari të ketë rol këshilldhënës. Subjektet së pari duhet të marrin paralajmërim dhe afat për t’i larguar parregullsitë para se të shqiptohet dënimi. Vetëm në këtë mënyrë inspektimi nuk do të përjetohet si shtypje. Këto ndryshime në ligj më në fund po e parashikojnë atë”, theksoi ministri Mançevski.

Në debatin publik mbajtën fjalim edhe kryetarja e Këshillit inspektues Magdalena Filipovska-Grashkoska dhe Metodija Dimovski nga Këshilli inspektues i cili iu referua të gjitha përfitimeve të cilat dalin nga propozim teksti i ri.

Gjatë diksutimit u hapën më shumë çështje dhe dilema me qëllim të përmirësimit të tekstit të ligjit.

Përgatitja e Ligjit të ri për mbëkëqyrje inspektuese ishte pjesë i Projektit për modernizim të shërbimeve inspektuese, i cili u realizua në bashkëpunim me IDEAS DePo dhe më mbështetje të USAID Maqedoni.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë