Ministri Mançevski në simpoziumin ndërkombëtar për transferim efektiv dhe demokratik të pushtetit ekzekutiv në Montreal, Kanada
Montreal, 03 nëntor 2018
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski është në vizitë zyrtare në Montreal të Kanadasë, ku po merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Praktikat më të mira për transferim efektiv dhe demokratik të pushtetit ekzekutiv”.
Fokusi i kësaj ngjarje janë sfidat me të cilat përballen shtetet dhe mbështetja e nevojshme gjatë transferimit efektiv të pushtetit ekzekutiv që vjen pas zgjedhjeve demokratike.
Siç u theksua në simpozium, transferimi i pushtetit ekzekutiv i bërë në mënyrë natyrale pa konflikt është me rëndësi të veçantë për zhvillim të vazhdueshëm demokratik të vendit, veçanërisht në vendet me traditë të shkurtër të transferimit demokratik të pushtetit ose kornizë të dobët ligjore e cila i rregullon këto tranzicione. Ky proces paraqet kohë kritike për administratat në largim që ta përforcojnë trashëgiminë e tyre si dhe për administratën e re të përgatitet për kalimin nga periudha e fushatës në strukturën e cila do të qeverisë. Gjithashtu, ato ndodhin në kohën kur pritjet e publikut për ndryshime janë të larta, kurse tranzicionet e suksesshme kanë kapacitet të tregojnë jo vetëm kontinuitet dhe fuqi të qeverisjes së mirë si dhe me përkushtimin i liderit të ri t’i shndërrojnë premtimet në fushatë ne aktivitete konkrete qeveritare.
Ministri Mançevski kishte fjalim në seancën e panelit përkushtuar “Bazave të komunkimit efektiv gjatë tranzicionit të pushtetit ekzekutiv” dhe në seancën e panelit “Krijimi dhe mirëmbajtja e koalicioneve në kontekst të periudhës së tranzicionit”.
Ai iu referua shërbimit komunikativ qeveritar të vendosur pas krijimit të Qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë i cili bazohet në postulatet e shërbimit qeveritar të hapur të qytetarëve, e cila bazohet në informimin transparent, në kohë dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve për të gjitha aktivitetet e Qeverisë dhe ministrive. Shërbimi komunikativ siç theksoi ministri Mançevski, krijohet sipas shembullit të shërbimeve të cilat janë të vendosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë Britaneze të cilët janë partnerë të Maqedonisë në këtë proces.
Duke biseduar për pаarimet e transparencës së punës, ministri Mançevski i paraqiti mjetet të cilat janë në disponim të Qeverisë, siç janë konferencat e rregullta për shtyp, publikimi i rendit ditor të secilës seancë qeveritare, mjeti për harxhimet e funksionerëve, heqja e reklamave qeveritare, publikimi i detyrueshëm i 21 dokumenteve në faqet e internetit të institucioneve…
Qëllimi i ngjarjes është që të fillohet me vendosjen e normave demokratike ndërkombëtare për këto çështje, siç janë përgjegjësia e administratës së re dhe të vjetër dhe normat për mbështetjen e shërbimeve shtetërore në periudhën e tranzicionit të sistemeve qeveritare presidenciale, parlamentare dhe hibride.
Simpoziumi ndërkombëtar është i mbështetur nga Fondacioni nacional për demokraci, Fondacioni Pjer Eliot Trudo dhe Instituti nacional demokratik.
Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë