U mbajtën konsultimet publike në temë "publikimi i draft-versionit të Planit aksional për sigurinë kibernetike 2018-2022"
Shkup, 01 nëntor 2018
Pas publikimit të versionit të parë të punës së Planit aksional për sigurinë kibernetike 2018-2022, më 31 tetor 2018-të, në Klubin e deputetëve në Shkup u mbajtën konsultime publike. Në takimet, përfaqësues publik, privat, sektori akademik, infrastruktura kritike dhe organizatat qytetare diskutuan me përfaqësuesit e grupit të punës përgjegjës për hartimin e dokumenteve strategjike në fushën e sigurisë kibernetike. I falemnderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe sugjerimet.
Versionin e përditësuar të Planit aksional mund ta shkarkoni këtu.
Ju ftojmë që në mënyrë elektronike t’i paraqesni komentet tuaja konstruktive dhe sugjerimet për përmirësimin e planit aksional në cyber_security@mioa.gov.mk, më së voni deri më 7 nëntor 2018-të.
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë