Konsultime publike me temë Plani aksional për Sigurinë Kibernetike 2018-2022 në Klubin e Deputetëve më 31.10.2018

Shkup, 29 tetor 2018

Në korrik të vitit 2018-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Strategjinë e parë nacionale të sigurisë kibernetike të Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të këtij aktviteti, kontribut kanë dhënë edhe përfaqësuesit e sektorit publik, komuniteti akademik, organizatat qytetare dhe qytetarët, nëpërmjet propozimeve, rekomandimeve dhe komenteve.

Pas miratimit të Strategjisë, u publikua edhe version i punës së Planit aksional për sigurinë kibernetike 2018-2022 të Republikës së Maqedonisë. Për këtë qëllim, i ftojmë të gjitha palët e interesuara në Konsultimet Publike më 31 tetor 2018 në Klubin e deputetëve të, ku pjesëmarrësit mund të kontribuojnë përsëri në procesin e përcaktimit të aktiviteteve të parashikuara për realizimin e Strategjisë Nacionale për Sigurinë Kibernetike 2018-2022 të Republikës së Maqedonisë.

Bashkëngjitur keni agjendën e ngjarjes  si dhe linkun e Versionit të punës së Planit aksional për sigurinë kibernetike 2018-2022 të Republikës së Maqedonisë, e publikuar në fillim të tetorrit 2018-të. Ju lutemi, gjeni terminin përkatëse në të cilinn dëshironi të merrni pjesë dhe konfirmoni praninë tuaj në cyber_security@mioa.gov.mk.

Ju mirëpresim!

Strategjia nacionale për sigurinë kibernetike në RM

Plani aksional për sigurinë kibernetike në RM

Аgjenda e ngjarjes

Мinistria e shoqërisë informatike dhe administratës