Konferencë e hapur me temë: “Sfidat bashkëkohore në administratën publike dhe roli i partneritetit për arritjen e zgjidhjeve”

Shkup, 25 tetor 2018


Qendra e shërbimeve shtetërore në Astana së bashku me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë organizojnë konferencë “Sfidat bashkëkohore në administratën publike dhe roli i partneritetit për arritjen e zgjidhjeve” në Shkup, Maqedoni.

Konferencën zyrtarisht e hapën ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, Alikhan Baimenov kryesues i Astanës, ministri i administratës së Sërbisë Branko Ruzhiq, ministri i administratës së Kosovës Mahir Jagçillar, sekretari shtetëror i MSHIA-së Jahi Jahija, kryetarja e ReSPA-së Ratka Sekuliq dhe përfaqësuesja e SIGMA-së Mirosllava Boriçka.

Ministri Mançevski iu referua përpjekjeve të MSHIA-së, në pjesën e reformave në administratën publike dhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit aksional.

Sekretari shtetëror Jahija foli për rëndësinë e bashkëpunimit me vendet nga rajoni por edhe për bashkëpunimin me shtetet anëtarë të Astanës. Ai i përshëndeti përpjekjet dhe partneritetin me SIGMA-në dhe Bashkimin Evropian si partner kyç për të gjitha proceset të cilat i zbaton MSHIA-ja.


Konferenca ka për qëllim ta theksojë rolin e partneritetit për tejkalimin e sfidave bashkëkohore nëpërmjet prezentimit të praktikave të vendeve si dhe bashkëpunimin për avancim të shërbimeve shtetërore dhe leksionet e mësuara.

Sot dhe nesër fokus kryesorë në konferencë do të ketë reforma në administratën publike dhe qasja e përbashkët e vendeve nga rajoni.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë