Korniza Nacionale e Interoperabilitetit ka shënuar rezultate të shkëlqyera në 18 muajt e parë

Shkup, 22 tetor 2018

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës me Interoperabilitetin (ndërveprimin) Nacional mundësoi shkëmbimin elektronik, të standardizuar dhe të besueshëm të të dhënave dhe dokumenteve në mes të sistemeve të TI-së, të organeve shtetërore dhe institucioneve. Korniza Nacionale e Interoperabilitetit i ofron parimet dhe udhëzimet për zbatimin e Interoperabilitetit Nacional dhe bazohet në kornizën e interoperabilitetit evropian. Platforma e Interoperabilitetit përcakton bazën për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve, duke siguruar ndërlidhjen e tyre dhe komunikimin e shpejtë dhe efikas, duke rritur efikasitetin në zbatimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët.

Vetëm gjatë 18 muajve të funksionimit, Interoperabiliteti regjistron rezultate të shkëlqyera:

- 32 institucione të inkuadruara me platformën

- mbi 100 shërbime të internetit për shkëmbimin e të dhënave

- më shumë se 10 milionë transaksione të realizuara ndërmjet institucioneve shtetërore

Rritja e numrit të institucioneve që përdorin platformën për interoperabilitet (ndërveprim) dhe numri i shërbimeve të shkëmbimit të të dhënave do të jetë qëllimi kryesor i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitet në vijim.

Më tepër informacione mund të gjeni në linkun në vijim: http://www.mio.gov.mk/?q=mk/node/1320

 

Мinistria e shoqërisë informatike dhe administratës