Мinistri Mançevski në ngjarjen me rastin e ,,Ditës evropiane të kodimit“
Shkup, 17 tetor 2018
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mancevski, mbrëmë, ishte pjesë e një prej ngjarjeve të cilat po mbahen në Maqedoni, në kuadër të "Javës Evropiane të Kodimit".
Ai u drejtua duke iu uruar sukses në kodimin studentëve të Shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi "Josip Broz Tito" në Shkup, ku në bashkëpunim me Shoqatën për Avancimin e Arsimit "KONEDU GLOBAL" po zbatohet projekti për programim intuitiv të platformës në App Inventor.
Ministri Mançevski kryesisht theksoi rëndësinë e marrjes së shkathtësive digjitale nga mosha më e hershme.
"Kodimi ndihmon për t’u zhvilluar kompetencat e shekullit të 21-të, siç janë të menduarit kompjuterik, zgjidhja e problemeve, kreativiteti dhe puna në grup. Programimi ofron mundësi për të rinjtë për t'u bërë krijues digjital dhe të krijojnë ide të reja për përmirësimin e jetës së tyre. Kodimi i aftëson njerëzit të fitojnë njohuri dhe shkathtësi, dhe jo vetëm në mënyrë pasive të konsumojnë përmbajtje të gatshme. Shumë shpejt, 90% e vendeve të punës do të kërkojnë nivel bazë të aftësive digjitale. Prandaj, duke filluar prej sot, ne duhet të punojmë bashkërisht, si qeveria, shkolla-mësues, organizatat qytetare për të rinjtë nga moshat më të hershme për t’i zhvilluar aftësitë të cilat janë të nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e punës ", theksoi ministri Mançevski.
Siç potencoi ministri Mançevski, Maqedonia është vend i vogël dhe nuk mund të jetë konkurruese në tregun europian apo botëror me një numër të madh produktesh, por sigurisht mund të jetë një lider me të rinjtë të cilët, me ndihmën e teknologjive dhe inovacioneve të reja, do të jenë krijuesit e zgjidhjeve të avancuara teknologjike.
"Java evropiane e kodimit" mbështetet nga Komisioni Evropian dhe eurokomisionerja për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale Maria Gabriel. Këtë vit në Evropë janë regjistruar më shumë se 25,000 mijë shkolla.
Në ngjarjen, përveç ministrit Mançevski mbajnë fjalim edhe drejtoresha e Shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi ,,Josip Broz Tito" Silvana Kërzhovska si dhe Valon Abdiu nga Fondacioni ,,Metamorfozis”.
Më shumë se 40 studentë të cilët janë të përfshirë në këtë projekt në gjimnazin Josip Broz Tito, gjatë tërë vitit do të punojnënë platformën për kodim, me çka do të t’i paraqesin rezultatin final dhe zgjidhjet e gatshme.
Më tepër informacione për ,,Javën evropiane për kodim“, mund të gjeni në linkun në vijim: https://codeweek.eu/
Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë